Protesta masive zhvilluan sërish studentët nga Novi Sadi, Beogradi, Nishi, Çaçaku, Kraljeva dhe Novi Pazari në Kragujevc. Për 15 orë studentët bllokuan bulevardin kryesor, duke mbajtur pankarta me mesazhet "Mjaft", "Nuk duam revolucion, por evolucion", "Kryengritja është në Kragujevc", "Ne po shkojmë në Kragujevc për të shpëtuar botën, po japim gjithçka tani, do të fitojmë".
Përgjatë bulevardit u ngritën tenda ku qytetarët përgatitën ushqime dhe pije për protestuesit. Tubimi shoqërohet me shfaqje, manifestime të solidaritetit dhe mbështetjes sociale, duke përfshirë një pikë mjekësore, si dhe stenda për mbledhjen e parave për fëmijët me kancer dhe për sport.
Bllokada e bulevardit Lepenički, që nisi mëngjesin e së shtunës nuk pati incidente, ndërsa u vu re prani e madhe e policisë.
Paralelisht, president Aleksandar Vuçiç mblodhi qindra mijëra qytetarë në Mitrovicë, ku nënshkroi “Deklaratën për Vojvodinën”.
Në tekstin e Deklaratës së Popullit për Vojvodinën thuhet se Vojvodina është pjesë e pandashme e identitetit kombëtar politik, kushtetues dhe kulturor të Serbisë moderne dhe ashtu siç nuk ka Serbi pa Vojvodinën, po ashtu Vojvodina nuk mund të ekzistojë jashtë Serbisë. Ky hap u ndërmor në përgjigje të nismave të supozuara për t’i dhënë autonomi krahinës së Vojvodinës që ndodhet në veri të Serbisë.
Po ashtu, presidenti Vuçiç deklaroi se nuk do të ketë qeveri kalimtare dhe se më shuëm se 50% e ministrave do të jenë të rinj.
G.K/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
45.6%
-
Jo
44.4%
-
Nuk e di
10%
Vota total: 1385
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Zbulohet pas 26 vitesh një varr masiv në Bishtazhin: Identifikohen trupat e 11 viktimave të masakrës së Kralanit
19 Mars, 19:13
-
Kuvendi serb konfirmon dorëheqjen e Vuçeviç, Bërnabiç: Afati për formimin e qeverisë së re deri më 18 Prill, përndryshe mbahen zgjedhje të reja
19 Mars, 13:01
-
Aleanca e mbrojtjes Shqipëri-Kosovë-Kroaci, reagon Serbia: Provokim! Kërkojmë shpjegime urgjente se përse u krijua pa konsultim me ne
18 Mars, 21:42
-
Dhjetëra deputetë të Parlamentit Evropian bëjnë thirrje për sanksione ndaj Dodikut: Përbën kërcënim serioz për sovranitetin
18 Mars, 14:49
-
Protestat në Serbi/ Ish ambasadori Nesho: Vuçiç mund ta 'transferojë' problemin jashtë vendit! Negociatat për Ukrainën? Putin ndihet komod, nuk e do armëpushimin
18 Mars, 13:42
-
Publikohet videoja që ngjall dyshime për përdorimin e armës sonike në protestën e Beogradit, Vuçiç e mohoi
18 Mars, 13:33
-
Non grata nga SHBA si Berisha dhe i dënuar me 1 vit burg, Bosnja shpall në kërkim ndërkombëtar Dodik: Arrestojeni menjëherë
18 Mars, 07:50
-
Vuçiç mohon përdorimin e topit zanor në protestat në Serbi: Të gatshëm për hetime nga FBI dhe FSB
17 Mars, 15:40
-
‘Protestat pritet të intensifikohen’, analistja nga Presheva: Vuçiç mund ta çojë vendin në zgjedhje, por nuk ka folur për qeveri teknike
17 Mars, 12:36
-
Augustin Palokaj: Vuçiçi po e humb mbështetjen në Serbi, por e ka mbështetjen e madhe ndërkombëtare
17 Mars, 10:27
-
Sorensen në Prishtinë: Folëm për vijimin e dialogut! Osmani: Kosovës t’i hiqen sanksionet
17 Mars, 08:37
-
Tragjedia me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut, Serbia shpall 18 marsin ditë zie
16 Mars, 14:00