Studenti 21-vjeçar që po bëhet milioner...

Studenti 21-vjeçar që po bëhet milioner...

Gurvin Singh

Një student 21-vjeçar është drejt rrugës për tu bërë milioner.

Gurvin Singh ka postuar në rrjete sociale super-makinën e shtrenjtë, prej 60 mijë eurosh.

Ai ishte 20 vjeç kur nisi këmbimin e aksioneve në bursë me vetëm 100 euro.

Por pasi mësoi se si këmbehen aksionet në Tregun e Këmbimeve të Huaja, nisi të fitojë papritur nga mijëra euro çdo muaj.

Këtë muaj ai ka fituar 110 mijë euro, një arritje e re, me biznese të tjera që ka krijuar si rrjedhojë e suksesit me “Forex”, që nga kurset për të rinjtë e deri te investime të tjera.

Në muajt më të dobët në fitim, shifrat kanë shkuar deri në 17 mijë euro.

Ai është në vitin e tretë të Universitetit Plymouth në Britaninë e Madhe dhe ëndërron të bëhet mjek, pasi pjesën më të madhe të jetës së tij ka qenë në spital për shkak të astmës.

Gjithashtu është shprehur se vjen nga një familje me ekonomi mesatare në Londër.

Gurvin Singh

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genti: 21/11/2019 20:33

    Eshte mashtrim mos u merrni me forex se do humbni gjithcka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar kabllor nënujor

BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar kabllor nënujor