Policia ka sekuestruar këtë të shtunë 2 kg marijuanë. Si posedues i kësaj lëndë narkotike është vënë në pranga një 25-vjeçar, banues në fshatin Pishkash Librazhd.
Ermir Skura u arrestua në vendin e quajtur “Ura e Kushës” në Bradashesh, gjatë kontrollit të ushtruar në autobuzin e linjës Elbasa -Tiranë, ku në bagazhin e autobuzit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 2 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit marijuanë.
Nga veprimet hetimore paraprake të kryera nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve rezultoi se lënda narkotike dyshohet se i përkiste personit të lartpërmendur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" .
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com