-Do doja ta nisnim bisedën tonë me një prezantim tëndin për veten. Kush është Admir Leka?
Unë pjesën më të madhe të viteve të mia të jetës i kam kaluar në Tiranë, kam studiuar në gjimnazin ‘Qemal Stafa’, tani momentalisht po studioj në Hollandë për design..
-Admir pse ke preferuar të studiosh jashtë vendit?
Në fillim doja të provoja dicka tjetër, pasi në Shqipëri e pashë si do përfundoja duke parë ca bënë të tjerët. Përderisa dhe vëllai shkoi në Hollandë dhe thashë ok po shkoj të shoh dhe unë si është të studiosh jashtë vendit dhe të punosh.
-Dhe si është?
Është shumë ndryshe, shumë heë më mirë, komplet kulturë tjetër. Në fillim të duket shokuese por pastaj mësohesh sa që kur kthehesh këtu,të bëjnë përshtypje shumë gjëra. Shumë kaos…
-Në çfarë universiteti studion dhe si je bërë pjesë e universitetit?
Studioj në Universitetin Saxion, është një universitet praktik dhe shkencor. Si fillim aplikova online, thjesht dorëzova diplomën me notat që kasha marrë nga gjimnazi, duhet bërë një test anglishteje pasi është shumë e nevojshme, plus mund të ketë një projekttë vogël për të realizuar. Pasi ke dorëzuar të gjitha këto dhe nëse ata vlerësojnë se ke përmbushur normat atëherë bën një intervistë me drejtorin e universitetit në skype. Thjesht ulesh në dhomën tëndë ai është në Holandë dhe flet. Aty e merr përgjigjen përfundimtare nëse pranohesh apo jo.
-Me skype? Sa e besueshme të dukej, e pyesje veten ‘vërtet do filloj unë shkollën jashtë në këtë mënyrë’?
Unë kisha informacione dhe nga vëllai që ka shkuar i pari, kështu që pak a shumë e prisja por prapë ishte shumë emocionuese dhe më bëri përshtypje, madje isha pak nervoz por u kënaqa shumë. Ua tregova të gjithëve dhe fillova të mendoja për një jetë tjetër… se më parë nuk kasha menduar, si është të jetosh vetëm.
-Sa e vështirë ishte të shkëputeshe nga të afërmit dhe të zhvendoseshe në një vend tjetër?
Ishte e vështirë mund të them por edhe emocionuese.. Në fillim aty të bëntë cdo gjë përshtypje, që kur zbrita nga aeroporti pashë që kishte stacione trenash që s’ dija si funksiononte.. por që vendasit hollandes janë shumë ndihmues..
-Sa të ndryshme janë kultura shqiptare me hollandeze? Sa përplasen me njëra tjetrën apo sa afërsi kanë?
Janë shumë të ndryshme. Gjëja e parë që vë re është kur ecën në rrugë cdo njeri të përshëndet, është I lumtur, I qeshur ndërsa këtu në Shqipëri nuk mund të shikohesh me tjetrin në sy se thonë pse po më shikon dhe përfundon në zënkë.. por ka edhe gjëra të këqija, me sa kam parë unë këtu në Shqipëri rrethi shoqëror është shumë më I madh, në Hollandë miqtë ndahen brenda ditësh për interesa.. ndërsa në Shqipëri nuk ndodh kjo. Në shqipëri është shoqëria më e pastër, atje gjërat janë kështu në sipërfaqe…
-Po arsimi? Ti ke mbaruar gjimnazin tek Qemal Stafa dhe u gjende me një mënyrë tjetër mësimdhënieje në universitet. Çfarë ndryshimi ka në arsim?
Kur vizituam dy gjimnaze tani në Tiranë, vura re se gjimnazistët kanë ndryshuar shumë në krahasim me kur kam qenë unë. E para të gjithë e dinin anglishten shumë mirë, madje edhe fëmijët në klasë të parë flisnin anglisht shumë mirë. Pastaj ishin shumë të interesuar.. Por gjëja e parë që është ndryshim drastik, kjo është në bazë të shkollës ku jam unë tani është cdo gjë shumë praktike nuk ka më sin ë gjimnaz apo si disa shokë të universitetit këtu në Shqipëri që duhet të studiosh gjithë natën edhe tí mbash mend përgjigjet përmendësh. Kjo nuk ekziston atje, por bëhet shumë punë në grup, bëjmë projekte shumë dhe vlerësohemi në bazë të asaj. Tjetër profesorët janë si shokë, si po flas tani me ty ashtu komunikoj me të. Gjatë leksioneve flasim me njëri tjetrin, bëjmë pyetje përgjigje bëjmë shaka, janë shumë shoqëror.
-Sa efikase është kjo? Sa I zoti ndihesh ti pas tri vitesh studim?
Në rradhë të parë merr shumë eksperiencë punë pasi gjatë gjithë viteve shkollore vetem punon, praktikon. Pastaj gjatë vitit të tretë shkolla të mundëson punë në një kompani dhe nëse atyre iu pëlqen puna jote ata të mbajnë.
-Më kujto ditën e parë kur arrite në Holandë...
Ditën e parë fare? Për fatin tim, dita e parë që shkova ishte ditë me diell se kjo gjë në Holandë mungon. E vetmja gjë që më bën të dyshoj a dua të studio në Holandë apo jo është koha, pothuajse 300 ditë të vitit mund të jenë shi erë, borë… Edhe ditën e parë pashë sa të ndihmonin njerëzit. Po ecja rrugës me një valixhe në dorë, me fytyrën e qeshur edhe sía kasha idenë rrugëve. Cdo gjë është sistematike, vetëm kam pyetur rrugëve që më kanë shoqëruar. Thashë sa fat që paskam, po më ndihmonkan të gjithë do gjë po shkon mirë.
-Sa kohë të duhej që të mësoheshe të jetoje në Holandë?
Duhet ca kohë në fakt. Këtu në Shqipëri kur je mësuar që i gjen çdo gjë gati nga prindërit, atje duhet ti bësh cdo gjë vetë. Duhet të pastrosh dhomën, të ikësh të bësh pazarin, të dish të gatuash të lash rrobat e tua dhe shumë prej këtyre gjërave I bëra për herë të parë në Holandë. Kështu që mu desh ca kohë të ambjentohesha por isha shumë I emocionuar dhe kasha qejf ti bëja.
-Sot nëse dëgjon një mashkull që thotë ‘po nuk duhet tí bësh këto gjëra, duhet të lajë femra, duhet të pastrojë femra, mashkulli nuk duhet tí bëjë këto se është turp’, çfarë do i thoje?
Këtu në Shqipëri kam parë që femra trajtohet sumë më ndryshe se meshkujt, ndërsa andej është njësoj punët që I bën një mashkull I bën dhe një femër.
-Pra shikohet si njeri, jo si gjini?
Normalisht, barazi gjinore në maksimum. Megjithatë edhe këtu në Shqipëri ka avancuar pak a shumë, është shumë më ndryshe se kur kam qenë unë në gjimnaz, ka emancipim.
-Po ambjenti si të duket, Tirana tani?
Kur u largova unë ka qenë qendra shumë më ndryshe dhe sa herë vija shihja ndryshimetë reja . Ka filluar të bëhet si jashtë shtetit, si të jesh në Hollandë, Gjermani… ka përmirësime goxha.
-Admir, po të ardhmen si e sheh? Do të kthehesh në Shqipëri?
Se besoj, e vetmja arsyeja që do të kthehesha është familja por për degën që kam unë nuk ka shumë të ardhme. Dhe po të rri në Hollandë apo Europë do të marr diku tek 3000 euro, ndërsa po të kthehem në Shqpëri do gjesh një punë do marrësh maksimumi 600 mijë lekë në muaj. Dhe nuk ja vlen të bësh gjithë atë shkollë, gjithë ato shpenzime dhe të marrësh një rrogë të vogël këtu në Shqipëri. Ndaj më e mira është të qendroj jashtë. Besoj, që I vogël kam pasur dëshirë të shkoj në Los Angelos, pasi moti është shumë I mirë dhe rrogat janë shumë të larta.
-Nëse nuk do të kishe studiuar në Holandë, çdo kishe bërë? E ke menduar ndonjëherë?
E kam menduar por ska qenë aq I lumtur si mendim, nga kjo që po jetoj tani. Mendoj se do përfundoja një shkollë jo shumë të mirë, për dicka që nuk do isha aq pasionant sa jam tani…
-Të ndalemi pak te jetesa jashtë. Sa e shtrenjtë është?
Tani po ta masësh me rrogë shqiptare, nuk mund të jetosh normal, nëqoftëse nuk ke një biznes këtu në Shqipëri të të suportojë apo të punosh vetë. Po mund të shkojë qiraja për shembull 300 euro, kushtet janë më të këqija atje ke vetëm një dhomë 9 m katror, me një krevat një dollap dhe një tavolinë që të mësosh. Dh eke kuzhinën e banjon të ndara me 3 4 studentë të tjerë. Plus ked he jetesën. Tani po të mësosh ku bëhen pazare mund të kursesh shumë, unë mbaj mend vtin e parë harxhoja 1000 euro sepse nuk dija ku ti blija, ndërsa tani po të kursesh dhe të hash mirë mund të shpenzosh 150 euro 200 .
-Të duhet të punosh?
Nëse do të punosh po mundesh, vetëm se për ne shqiptarët që jemi jashtë BE ka disa kufizime mund të punosh vetëm 10 orë në javë por nëse do të punosh rrogat janë shumë të mirë. Unë për shembull qiranë dhe shpenzimet personale I hiqja vetë ndërsa për shkollën paguante familja.
-Sa duhet të paguajë një studentë për shkollën në Holandë?
Në krahasim me Shqipërinë është shtrenjtë. Vetë shkolla është diku tek 8 000 euro, por nëse merr bursë të shkon diku më pak. Unë kisha mesatare mbi 8 dhe mora bursë e paguaj 5000 euro.
s.k/Shqiptarja.com