Atentati ndaj Elvis Doçit u krye në pritë, pasi autorët po prisnin kur ai të kalonte me makinë. Kjo mësohet nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes, të cilët kanë parë me sy të gjithë krimin, por nuk kanë mundur të japin shumë detaje për grupin hetimor. “Unë isha duke u kthyer për në shtëpi, pasi kisha pirë kafe me disa shoqet e mia në qendër të kryeqytetit. U ndava nga shoqet dhe duke ecur në afërsi të kryqëzimit, tek vendi i quajtur “Komuna e Parisit”, vura re diçka, që nuk e kisha parë herë të tjera. Të gjithë shikonin me vëmendje një motor dhe më pas ndërronin rrugë. U bëra kurioze dhe hodha vështrimin tek motori, i cili priste diçka.
Ata ishin pozicionuar në anë të rrugës, përballë dyqaneve të kompanive celulare. Kam përshtypjen që motori kanë qenë ngjyrë i errët afër të zezës, por mbase e kam fiksuar edhe gabim. Ai dukej që ishte ndezur pasi lëshonte zhurmë dhe kuptohet që dy djemtë po prisnin dikë që të vinte. Pashë dy djem të rinj dhe personi që ishte ulur mbrapa, kishte një armë zjarri me vete. Tyta e armës dukej sheshit dhe kam përshtypjen që ishte automatik. U tmerrova, por nuk pata kohë që të largohem, sepse ngjarja ndodhi vetëm brenda pak sekondave”, është shprehur një studente, e cila ka parë skenën e atentatit. Sipas saj, kur ka ardhur makina, pasagjeri i ka drejtuar armën shoferit për të ndaluar dhe ka qëlluar disa herë ndaj tij. Më pas, dy autorët janë larguar me shpejtësi, ndërkohë që njerëzit vraponin për t’u fshehur.\
Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com
sg/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com