Ministri Sandër Lleshaj: Asnjë student dhe pedagog nuk është proceduar në protestë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e hodhi poshtë lajmin se studentët dhe pedagogët protestues po procedohen penalisht. Ai bëri të ditur se ditën e djeshme nuk ka patur kurrfarë procedimi penal ndaj asnjë pedagogu dhe ndaj asnjë studenti pjesëmarrës në protestat e vendit. 

Ky lajm ka gjetur një jehonë të gjerë mediatike, publike, ka pasur diskutime, elaborime të shumta. Edhe miq të mi në radhët e profesorëve më kanë shqetësuar dje lidhur me pakuptimësinë e këtij lajmi, ose të kësaj ndërhyrjeje të policisë, dhe në momentin më të parë që gjeta kohë për t’u marrë me ketë çështje, i kam kërkuar Policisë së Shtetit informacione të detajuara rreth kësaj ndërhyrjeje, rreth këtij procedimi dhe për befasinë time të madhe rezulton që lajmi është plotësisht i pavërtetë. Dje nuk ka patur kurrfarë procedimi penal ndaj asnjë pedagogu dhe ndaj asnjë studenti pjesëmarrës në protestat e vendit. Është lehtësisht e provueshme kjo, në qoftë se dikush do kishte marrë mundimin të interesohej pranë organeve të Prokurorisë apo përmes avokatëve përkatës. 

Pra edhe njëherë e përsëris, më shumë për opinion publik: Nuk ka pasur asnjë lloj procedimi penal ndaj asnjë pedagogu apo asnjë studenti pjesëmarrës në protestat e ditëve të fundit, të zhvilluara në Tiranë apo në qarqet e tjera të vendit. 

Sandër Lleshaj, Ministër i Brendshëm

Më tej, Lleshaj deklaroi se ka filluar procedurat ndaj atyre personave përgjegjës në Policinë e Shtetit, të cilët sipas tij nuk kanë ndërmarrë hapat e nevojshme për ta përgënjeshtruar lajmin.

Një ditë më parë, u raportua në media se policia kishte proceduar profesorin e njohur Edmond Tupja, artistin Robert Aliaj, aktivistin Altin Goxhaj dhe 25 studentë të tjerë për bllokimin e rrugëve gjatë protestave studentore.


Lajmi kryesor:

10 deputetë të PD-LSI shpëtojnë mandatet, PS rrëzon amendamentet për arsimin, Rama: E kemi gati zgjidhjen për studentët


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?