TIRANË- Një alternim mes mësimit online dhe auditorit, kështu pritet të nisë viti i ri akademik me datë 2 nëntor. Kryetari i konferencës së rektorëve dhe njëkohësisht rektori i Universitetit të Tiranë, Artan Hoxha tha se të gjitha universitet po angazhohen të kenë platforma të unifikuara për zhvillimin e mësimit online.
“Një alternim midis mësimit në auditor me mësimin në distancë. Të gjitha institucionet po angazhohen që të kenë platforma të unifikuara. Garanton që procesi të zhvillohet normalisht. Po trajnohen në përdorimin e sistemit pedagogët, administratorët, studentët me qëllim që fillimi i vitit të ri akademik të na gjejë të pregatitur për zhvillimin e proceseve akademike”- u shpreh Artan Hoxha.
Sa u përket tarifave, Hoxha shpjegoi se nuk do të ketë përgjysmim të tyre.
“Tarifat janë ato që janë të përcaktuara me Paktin për Universitetin, pra është e njëjta teknologji që ka qenë, nuk ka ndryshuar asgjë. Mund të flitet për rishikim të tarifave në ciklit e dytë. Cikli i dytë i studimeve nuk është i detyruar. Ciklet e dyta të studimeve kudo në botë paguhen”-shpjegoi rektori i Universitetit të Tiranës.
Rritja e notës mesatare për degën e mësuesisë në 7.5 ka ndikuar në uljen e aplikimeve dhe sipas Hoxhës kjo nuk është e arsyeshme.
“Nota për të hyrë në universitet minimum është nota mesatare 6.5 kurse mësuesia është me 7.5 pra e ka një notë më të lartë, ne themi që kjo nuk është e arsyeshme. Ne mendojmë se ngritja e notës mesatare ka ndikuar në uljen e aplikimeve por njëkohësisht edhe kohëzgjatja për të dalë mësues mund të jetë një element që e ul këtë aplikim”-tha më tej Hoxha.
Për herë të parë pas 4 vitesh u mblodh konferenca e rektoreve që është një organ ndërmjetës e përfaqësues me rektor të universiteteve publike dhe jopublike.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.7%
-
Jo
20.1%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 2975
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja e Suel Çelës/ Flamur Vezaj nxjerr zbuluar Artan Hoxhën: Kurrë s’kam marrë favore, as s'kam pranuar ndërhyrje
28 Nëntor, 19:18
-
Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor
28 Nëntor, 17:32
-
Akuzat e Bardhit në 2021: Suel Çela në shërbim të Berishës e Nokës, u mblodhi firma për Kuvendin e PD! Si përdori në të njëjtën periudhë Artan Hoxha foton e Ramës me Çapjan për ta sulmuar (VIDEO)
28 Nëntor, 17:00
-
Dosja/ ‘Ne i arrestojmë, ajo i liron!’, Artan Hoxha dyshohet se ‘shiti’ te Suel Çela policin që denoncoi për lirim trafikantësh gjyqtaren Pajtime Fetahu
28 Nëntor, 13:54
-
Spartak Koka: Reagim dhe distancim nga përmendja e emrit tim në bisedat mes Artan Hoxhës dhe Suel Çelës
28 Nëntor, 13:15
-
Mahmutaj për Report Tv: E padëgjuar më parë në gazetari! Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin! E rëndë
27 Nëntor, 19:20
-
SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, lihen në fuqi 20 masat e sigurisë, ndryshon vetëm për avokaten e grupit! Ja emrat e 4 të kërkuarve (VENDIMI)
27 Nëntor, 13:48
-
DOSJA/ 'Këta budallej kërkonin për gëzhojë po snajperi s'lë', zbardhen përgjimet e Suel Celës me Artan Hoxhën! SPAK: Zv/shefi i policisë së Elbasanit i blen Benz, i informonte për hetimet e kontrollet
27 Nëntor, 10:07
-
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno shkojnë në SPAK! Iu vendos masa 'detyrim paraqitje', pas dyshimeve për lidhje me bandën e Suel Çelës
27 Nëntor, 09:50
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
DOSJA/ Artan Hoxha me SKYECC, chat-i i kriminelëve! Me Suel Çelën inskenuan kërcënimin me mesazhe dhe foto! Përgatitën ‘skaletën’ e emisionit Opinion! Takimet e pagesat
26 Nëntor, 19:54
-
SPAK godet Organizatën kriminale të Suel Çelës në Elbasan! Trafikoi kokainë nga Amerika Latine në BE! Korruptoi shefin e krimeve e gjyqtaren! ''Gazetarët morën para për keqinformim''
26 Nëntor, 12:17