Një stuhi e fortë ka përfshirë ditën e sotme territoret e Bashkisë së Librazhdit, duke shkaktuar përmbytje, bllokime rrugësh dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se në fshatin Spathar, rrufeja goditi një tufë dhish në vendin e quajtur “Arrës”.

Të gjitha bagëtitë e goditura nga rrufeja ngordhën, ndërkohë që mbeti i lënduar edhe një bari lokal.

Bariu S. K, që ndodhej pranë tufës, u gjet në gjendje shoku dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë po kryhet groposja e bagëtive për arsye sanitare.