Studim për nëntokën e Lezhës, Neritan Ceka: Së shpejti gërmime të reja arkeologjike

Në Lezhë është kthyer vëmendja ndaj pasurive nëntokesore që gjenden të fshehura dhe përbejnë një vlerë historike për këtë qytet. Akademia e Shkencave me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit do të kryejnë një studim të zonës, që nenkupton kryerjen e matjeve topografike në terren për të përcaktuar vendndodhjen e zonave të trashëgimisë.

Arkeologu Neritan Ceka që do të udhëheqë grupin e punës tha se tashme po kthehet vemendja në Lezhë dhe do te jete nje pikenisje e mirë për të identifikuar pjesen historike.

Me përfundimin e këtij studimi i hapet rrugë ekspeditave të ndryshme arkeologjike që në fakt mungojne në Lezhë.

Grupi i punes që do të kryejë këto matje do të punojë në Lezhë pergjate 9 muajve të ardhshem dhe gjetjet do të prezantohen si një mundesi më shumë për grupet e ndryshme të ekspeditave që percaktojnë Lezhën në punën e tyre kërkimore.

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen