Tirane, 21 Gusht/ATSH/.- Elsa Vorfi/- Studimi i ri nga psikologë në Universitetin De Montfort në Leicester në Angli, i pasqyruar edhe në "The Huffington Post", konstaton se personat që janë përdorues të pakufij të teknologjisë mobile dhe internetit kanë më shumë gjasa të përjetojnë hutim, harresa apo edhe dhe mungesë të vetëdijes në jetën e tyre të përditshme.
"Unë jam shumë i habitur se sa problematik është përdorimi i telefonit celular dhe internetit ".-tha Dr Lee Hadlington, një psikolog në universitetin dhe autori kryesor i studimitPër kryerjen e studimit, hulumtuesit rekrutuan 210 përdorues britanikë të telefonisë mobile në mes të moshës 18 dhe 65 vjeç, ku përdorimi mesatar i internetit javore ishte rreth 23 orë.
Pjesëmarrësit iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me sasinë e kohës që ata shpenzojnë në përdorimin e Internetit dhe pajisjeve të lëvizshme, dhe në lidhje me sjelljet e tyre që kanë të bëjnë me perceptimin, funksionet motorike dhe kujtesën.
Rezultatet zbuluan një lidhje domethënës ndërmjet kohës që një person shpenzon duke përdorur Internetin ose telefonin celular dhe gjasave për të përjetuar dështime në jetën e tyre të përditshme, duke përfshirë gabimet e kujtesës, gabimet fizike deri edhe vegime.
"Aspekte të teknologjisë mobile janë duke krijuar një situatë ku shumë individë joshen nga teknologjia e e kanë gati të pamundur ti rezistojnë asaj."- shtuan studiuesit.
"Interneti është i rëndësishëm, telefonat mobil janë të rëndësishëm, por ka një pikë në të cilën ju duhet ti fikni e të mendoni rreth asaj se si teknologjia është duke ndikuar në aftësinë tonë për tu përqëndruar ," -konkluduan ata.
/f.n/












