Elsa Vorfi/- Njerëzit që punojnë me orare të zgjatura kanë më shumë gjasa që te pësojnë  goditje në tru, sipas një studimi të fundit të realizuar nga ekspertë të shëndetit në Londër, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën mjekësore "Lancet"  dhe  BBC.
Të dhënat tregojnë mundësinë në rritje të një goditje në kokë, tek ato persona të cilët punojnë më shumë se 9 orë në ditë.
Sipas ekspertëve, njerëzit që punojnë me orë të zgjatura duhet të monitorojnë tensionin e gjakut. Studimi tregoi se në krahasim me njerëzit që punojnë 35 deri në 40 orë në javë, njerëzit të cilët punojnë 48 orë në javë rrisin  rrezikun e goditjeve në kokë më  me 10%,  ndërsa puna deri në 54 orë rrit rrezikun me  me 2ë% dhe mbi 55 orë rrit rrezikun  me 33%.
Puna me orë të zgjatura mund të shkaktojë mpiksje gjaku në tru, duke qënë se në këto raste shtohet stresi. Një arsyet tjetër lidhet me atë që punonjësit në zyrë  nuk kanë kohë të mjaftueshme për të përgatitur ushqim të shëndetshëm apo të bëjnë ushtrime qe iu lehtësojnë punën.
Dr Kivimakil dhe Dr. Tim Chiko, dy nga pjesëmarësit në studim,  theksuan  se njerëzit duhet të jenë tepër të kujdesshëm që  të mbajnë një mënyrë jetese të shëndetshme dhe të sigurohen që presioni i gjakut në tru të mos rritet.
"Ne këshillojmë që ju të keni kontrolle të rregullta të presionit të gjakut e të zvogëlohet sa më shumë të jetë e mundur sasia e kohës që qëndroni ulur, të rritni aktivitetin fizik, të përmirësoni dietën e të shmangni punën me orare të zgjatura"-konkluduan ata.