Studim – Të rinjtë amerikanë kalojnë çdo ditë 6 orë e 40 minuta para ekranit të televizionit

/ATSH-AFP/ - Adoleshentët amerikanë nga mosha 13 deri në 18 vjeç kalojnë mesarisht 6 orë e 40 minuta para ekranit të televizionit dhe nga mosha 8-12 vjeç shpenzojnë 4 orë e 36 minuta, sipas një studimi të organizatës Common Sense Media të publikuar sot.
Sipas studimit, një adoleshent kalon mesatarisht 2 orë e 38 minuta në ditë duke ndjekur një program në televizion, një DVD ose një video.
Vetëm 58 për qind e adoleshentëve shprehen se janë ndjekës të rregullt të televizionit.
Dy format më të ndjekura janë lojërat video me një orë e 21 minuta çdo ditë, si dhe rrjetet sociale me një orë e 11 minuta.
Mosha nga 8 deri në 12 vjeç shpenzojnë mesatarisht 2 orë e 26 minuta para televizionit, DVD-ve ose lojërave video dhe 51 minuta në rrjetet sociale.
Rreth 79 për qind të adoleshentëve pohojnë se nuk lexojnë jashtë asaj që i është kërkuar në klasë duke u klasifikuar si fakt mjaft shqetësues te brezi i ri.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari