Studim/ Teknologjia krijon vende të reja pune apo na i merr ato


TIRANË, 19 Gusht/ATSH/- Elsa Vorfi/- Beteja midis njeriut dhe makinerive shkon prapa në shekuj. A janë ata duke marrë punët tona apo ata janë thjesht duke lehtësuar ngarkesën e punës sonë?
Teknologjia ka qenë një "punë-krijuese", dmth një makinë e madhe që ka krijuar vende pune. Studimi më i fundit nga ekonomistët amerikanë  sugjeron që teknologjia ka rritur fuqinë e shpenzimeve, prandaj ka  krijuar  kërkesa dhe vende të reja pune.

Sipas analizës së tyre, të pasqyruar në "The Huffington Post", puna e vështirë dhe e rrezikshme ka rënë sepse teknologjia ka zëvëndësuar  pushtetin e muskujve.  "Teknologjia në mënyrë direkte ka  zëvendësuar fuqinë e muskujve të njeriut, duke bërë kështu të mundur ngritjen e  produktivitetit, por nga ana tjetër ka bërë zvogëlimin e numrit  të të punësuarve.  Në Mbretërinë e Bashkuar sektori i parë që e ndjeu këtë efekt ishte bujqësia", thuhet në studim. Në vitin 1871, 6.6% e fuqisë punëtore të Anglisë janë klasifikuar si punëtorë bujqësore. Sot kjo shifër ka rënë në 0.2%.
Të dhënat e regjistruara gjithashtu ofrojnë një pasqyrë në ndikimin mbi vendet e punës në një sektor dikur të madh, por tani pothuajse të harruar. Në 1901, nga popullsia në Angli, rreth 200,000 njerëz ishin të angazhuar në larjen e rrobave. Deri në vitin 2011, kjo shifër ka rënë në vetëm 35,000 njerëz, të cilët  punojnë në këtë sektor. Kjo pasi punë të tilla tashmë janë zëvëndësuar nga makineri të ndryshme të cilët kryejnë funksione që dikur kryheshin nga njerëzit.
Nga ana tjetër profesionet që lidhen me shëndetësinë përbëjnë një përqindje të madhe të fuqisë punëtore. Studimi gjeti gjithashtu se teknologjia ka ofruar një rritje prej  580% në mësimdhënie dhe asistencë të mbështetjes arsimore, rritje 183% në punëtorë të mirëqenies, të strehimit, rritje 168% në punëtorët e kujdesit dhe kujdestarët në shtëpi etj.  Pra, sipas raportit,  në sektorë si  mjekësia, arsimi apo edhe shërbimet profesionale,  teknologjia ka ngritur produktivitetin dhe punësimin.
Si pasojë janë rritur të ardhurat, gjë që ka rritur kërkesën për shërbime profesionale. Sipas studimit, teknologjia ka zhvendosur konsumin në më shumë luks. Progresi teknologjik ka ulur çmimet për mallra të domosdoshme, të tilla si ushqimi apo edhe sende të mëdha shtëpiake të tilla si TV dhe pajisje të kuzhinës.
Tanimë njerëzit kanë më shumë para për të shpenzuar në kohën e lirë, dhe kjo gjë krijon kërkesa të reja dhe vende të reja pune, duke shpjeguar rritjen e madhe në stafet e bareve. Pavarësisht nga rënia e punës në pijetore tradicionale, të dhënat e regjistrimit tregojnë se numri i njerëzve të punësuar në bare u rrit katër herë në mes të 1951 dhe 2011?, shton raporti.
Rritja e të ardhurave i ka mundësuar konsumatorëve që të shpenzojnë më shumë për shërbimet personale. Ekonomistët besojnë se të ardhurat në rritje kanë lejuar konsumatorët të shpenzojnë më shumë për shërbimet personale. Kjo nga ana tjetër ka nxitur punësimin.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë