Studimi, 14 raste ngacmimesh
seksuale tek Forcat e Armatosura

Studimi, 14 raste ngacmimesh<br />seksuale tek Forcat e Armatosura
TIRANE - Ngacmimet dhe abuzimet seksuale në radhët e uniformave ushtarake, nuk janë më vetëm një thashethem i thënë në kafene. Për herë të parë, në një studim të bërë nga vetë Ministria e Mbrojtjes, për barazinë gjinore, forcat e Armatosura pranojnë se ngacmohen dhe abuzohen seksualisht nga kolegët e tyre.

Raporti i publikuar dje në 5-vjetorin e miratimit të ligjit për barazinë gjinore, tregon se ende jemi larg barazisë midis radhëve të ushtarakëve, edhe për faktin se ata që kanë pranuar më së shumti që kanë rënë pre e kësaj dhune seksuale kanë qenë pikërisht femrat, që mbajnë të veshur këtë uniformë.

RAPORTI

Në studim janë përfshirë plot 170 persona që bëjnë pjesë në forcat e armatosura të vendit tonë. Sipas rezultateve të dala nga ky anketim, i zhvilluar në vitin 2013, 1 në 12 ushtarakë të FA-së, ka pranuar se kanë qenë pre e ngacmimeve apo abuzimeve seksuale nga kolegët e tyre. Më konkretisht ky abuzim seksual është pranuar në total nga 14 ushtarakë, nga të cilët 11 janë femra dhe vetëm 3 meshkuj. Në publikimin e rezultateve të këtij studimi, ekspertët kanë deklaruar se personat që kanë pranuar dhunën seksuale, gjithashtu kanë deklaruar se sekretin kanë vendosur ta mbajnë për vete dhe nuk kanë preferuar t’i denoncojnë pasi nuk kishin besim tek zgjidhja e tyre.

Raporti studimor për “Vetëvlerësimin Gjinor në Forcat e Armatosura” është prezantuar nga Mirela Rrumbullaku, që ka qenë njëkohësisht edhe kryetare e grupit të punës. Në raport vihet theksi tek mungesa e një rregulloreje të brendshme specifike, për të adresuar problemet që lidhen me ngacmimet seksuale brenda Forcave të Armatosura, ku shumica e të anketuarve shprehin mendimin që të tilla ngacmime më mirë të mos raportohen apo bëhen publike.

Në këtë aktivitet, ka qenë edhe zv.ministrja e Mbrojtjes, Arta Musaraj, e cila ka vënë theksin tek rritja e numrit të femrave në radhët e FA-së. “Nga përpjesa e grave në FA shqiptare 21% e tyre janë oficere dhe 19% nënoficere, 10% ushtarë profesionistë duke kapur një përqindje 26% të totalit të burimeve njerëzore të mbrojtjes shqiptare. Janë bërë përparime të rëndësishme në përfaqësimin e femrave në funksione treguese vendimmarrëse, nga 9% që ka qenë në vitin 2011, tani kemi 15% femra në këto funksione”, - ka thënë zvministrja Musaraj.

PROJEKTI

Realizimi i këtij projekti dhe finalizimi me një raport përfundimtar ka shërbyer si një instrument për të matur përgjegjshmërinë dhe rezultatet në fushën e barazisë gjinore, parë në këndvështrimin e të drejtave të individit, femra dhe meshkuj, dhe do të shërbejë si një bazë fillestare për diskutime dhe planifikime të mëtejshme politikash. Studimi ka kaluar në katër faza kryesore: faza e parë: planifikimi për implementimin e projektit, janar-mars 2013; faza e dytë: grumbullimi i informacionit në terren, prill-maj 2013; faza e tretë: përpunimi dhe analiza e informacionit, qershor 2013 dhe faza e katërt: hartimi i raportit, korrik 2013.

Gjatë realizimit të këtij projekti u intervistuan 48 persona, prej të cilëve 25 meshkuj dhe 23 femra, nga struktura të ndryshme në FA. Gjithashtu u zhvilluan 8 tryeza ku morën pjesë 110 persona, 53 meshkuj dhe 57 femra, të të gjitha gradave, si dhe personel civil nga MM dhe FA. Anketimet u përqendruan në çështje që prekin drejtpërdrejtë individët, siç janë: dhuna me bazë gjinore, ngacmimet seksuale, diskriminimi në punë, etj. Anketimit iu përgjigjën gjithsej 170 persona, 83 femra, 87 meshkuj duke përfshirë të gjitha gradat.

ANKETIMI
 
■ 170 ushtarakë u përfshinë në anketim
■ 83 ishin femra
■ 87 ishin meshkuj 
■ 1 në 12 persona pranoi abuzimin seksual
■ 11 të abuzuar ishin femra
■ 3 të abuzuar ishin meshkuj
■ 21% e femrave në ushtri janë oficere
■ 19% e femrave në ushtri janë nënoficere
■ 26% e forcave të armatosura janë femra

Lajmi u përditësua

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!