Studimi/ 379 njerëz kanë humbur jetën duke bërë 'selfien' perfekte në 13 vitet e fundit

Studimi/ 379 njerëz kanë humbur jetën duke bërë 'selfien' perfekte në 13 vitet e fundit

Foto ilustruese

Selfiet e famshme, që na paraqiten në rrjetet sociale nuk duken të sigurta dhe po shkaktojnë gjithnjë e më shumë aksidente fatale.

Shqetësuese janë të dhënat e një studimi spanjoll, i cili thotë se 379 njerëz kanë humbur jetën në mbarë botën duke bërë selfie në 13 vitet e fundit.

Studimi tregon se “vetëvrasjet” janë në rritje, me 31 raste të regjistruara që nga fillimi i vitit 2021. Më i goditur nga ky fenomen është brezi i ri, pasi mosha mesatare e atyre që kanë vdekur është 24 vjeç. 41% e të gjitha viktimave janë të rinj nën 19 vjeç.

Një e treta e të gjitha vdekjeve ndodhin tek turistët. Tre shkaqet kryesore të vdekjes janë rënia nga një lartësi e madhe (216 nga 379), mjetet e transportit si makina, trena etj. (123) dhe mbytja (66).

Më pas ka aksidente më të rralla që lidhen me armët e zjarrit (24) dhe goditjen elektrike ose sulmet nga kafshët e egra (17).

Shumë vdekje nga selfiet janë si rezultat i rrezikimit të turistëve në vende që nuk i njohin mirë.

3 vendet kryesore me më shumë vdekje nga selfie përfshijnë Indinë (100 vdekje që nga viti 2008), Shtetet e Bashkuara (39) dhe Rusinë (33).

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë