TIRANE- Fëmijët shqiptare janë viktima të materialeve pornografike në internet. Ky fakt është pohuar pas një studimi të kryer nga “World Vision”, me 900 fëmijë të moshës nga 13-18 vjeç në Tiranë, Vlorë, Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Peshkopi ka treguar se gati gjysma e tyre janë kontaktuar on-line nga njerëz të panjohur, kryesisht shtetas të huaj. Të dhënat treguan se kryesit fëmijët e zonave rurale, saktësisht 44% e tyre shohin rregullisht nga internet pornografi ndërkohë që 47% e tyre janë kontaktuar online nga persona të panjohur, shumë prej tyre me nën shtetësi të huaj.
“Është e nevojshme që me legjislacion që ofruesit e shërbimit të internetit të kenë paketa filtri, paketa të mbrojtjes së fëmijëve falas për prindërit dhe për familjet shqiptare."tha Ridiona Stana, menaxhere e projektit. Nga ana tjetër, disa prej të rinjve që kanë kryer anketimin tregojnë se kjo ndodh për shkak të kuriozitetit, por dhe mungesës së programeve ndaluese të këtyre materialeve. Gjatë një aktiviteti me krerë të Ministrisë së Arsimit dhe të Inovacionit, përfaqësues të organizatave në mbrojtje të fëmijëve kërkuan forcimin e ligjit për sigurinë online të të miturve.
“Menaxhimi i tyre në klasë, menaxhimi dhe siguria e lundrimit të nxënësve në internet do të jetë pjesë e protokolleve të mirë menduara paraprakisht dhe kushte të cilat do të vihen kompanive që do të ofrojnë internetin."tha Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit. Ndërkohë për ministren e inovacionit shumë i rëndësishëm është fakti i mungesës së kapaciteteve njerëzore të cilët të bëjnë të mundur vendosjen e filtrave në shumë institucione.
“Kemi nevojë për kapacitete njerëzore, kemi nevojë për mbështetje të gjithanshme dhe jemi krejtësisht në harmoni dhe ide që studentët e degës së teknologjisë mund të vijnë të bëjnë praktikat e tyre dhe të ndihmojnë."tha Milena Harito, Ministre e Shtetit për Inovacionin. Ndërkohë të dhënat tregojnë se sot, 62% e fëmijëve shqiptarë kanë një kompjuter me internet në dhomën e tyre e po ashtu edhe telefona celulare po me internet.
Para se prindërit t’i dhurojnë fëmijës telefonin më parë duhet t’i kërkojnë kompanisë celulare t’i bllokoje adresat pornografike që mund të shkarkojë përmes internetit. Ndërsa në rastin e kompjuterit në shtëpi apo atyre në qendra interneti, sipas specialisteve ekzistojnë dy variante të filtrimit të këtyre materialeve. E para duke ia kërkuar këtë shërbim kompanisë që të ofron internetin dhe e dyta duke e blerë vetë shërbimin.
Shkrimi u publikua sot (13.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com