Vrasësit lindin me gene që ndikojnë tek ata për të kryer akte të dhunshme. Kjo është teoria më e fundit e një grupi shkencëtarësh nga Instituti Karolinska në Suedi, të cilët kanë realizuar teste tek të burgosurit në Finlandën fqinje dhe kanë arritur në përfundime mjaft interesante. Sipas tyre, pjesa më e madhe e kriminelëve të dhunshëm mbartin genet e njohur si MAOA dhe CDH13. MAOA lidhet me nivelin e lartë të dopaminës në tru, ndërsa CDH13 me impulset e kontrollit.Të dy këto gene njihen ndryshe si 'geni i luftëtarit'.Në këtë studim u analizuan 895 kriminelëve dhe u konkludua se kriminelët e dhunshëm kishin një set të veçantë genesh.Megjithatë sipas këtij studimi tek ata persona që kryejnë krime të lehta këto gene nuk janë prezente.

ATSH