Britani - Sipas studimit më të fundit të Universitetit të Oksfordit, djemtë dalin më mirë në provime se sa vajzat, dhe kjo për shkak se ata janë të aftë të ndërmarin risqe.

Mike Nicholson, drejtori i pranimeve universitare tha se “në përgjithësi vajzat nuk rrezikojnë dhe janë të prirura për ta menduar më gjatë një përgjigje.

Në qoftë se pyetja ka disa mënyra zgjidhjeje, djemtë në përgjithësi e zgjidhin sipas logjikës së tyre. Ata janë kampion përsa i përket pyetjeve me alternativa, kurse vajzat nuk janë në gjendje që t’i përfundojnë këto lloj pyetjesh”.

Nga rezultatet në Universitetin e Oksfordit, djemtë ishin ata të cilët kishin dalë më mirë në testet e nivelit A. Gjithsesi, vajzat arrijnë të jenë më mirë në mësime në krahasim me djemtë, përveç lëndëve të tilla si: matematika, kimi, spanjisht, frëngjisht dhe gjermanisht.

Redaksia online
(v.gj/shqiptarja.com)