Fëmijët që shohin tre orë televizor në ditë mund të vuajnë nga shpërqendrimi, dobësia fizike dhe i bën ata pre të ngacmimeve. Kërkuesit kanë zbuluar se pasi kalojnë dy orë përpara televizorit, çdo orë shtesë i shkakton fëmijëve pengesë në zhvillimin fizik dhe social.
Kjo përfshin fjalor më të varfër, aftësi më të pakta matematikore, shpërqendrim si dhe i bën ata viktima të ngacmimeve nga shokët e klasës. Në studim morën pjesë 1997 djem dhe vajza 29 muajsh. Prindërit e tyre raportuan orët që fëmijët e tyre i kushtonin televizorit. U zbulua se deri në 2 orë e 52 minuta televizor, nuk shkaktonte efekte të konsiderueshme negative.
Ky është studimi i parë që lidh orët e shikimit televizor të fëmijëve me aftësitë e tyre fizike,vështirësitë psikologjike dhe ngacmimin nga shokët.
Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon që fëmijët të mos shohin më tepër se dy orë ne ditë televizor, duke qënë se influenca negative është e konsiderueshme.
Sipas studiuesve, produktiviteti i së ardhmes vihet re që në periudhën e kopshit, prandaj identifikimi i problemeve që mund të shmangen apo minimizohen është një faktor shumë i rëndësishëm për një shoqëri produktive të së nesërmës.
Redaksia online
(ac/os/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com