Europa përballet këtë vit me një tërmet politik. Është ky përfundimi i një studimi nga Njësia e Inteligjencës Ekonomike për BBC. Sipas tyre, rritja e popullaritetit të partive populiste mund të çojë në fitoren e tyre, çka mund të çojë edhe në aleanca të pamenduara nga partitë e tjera.

“Kriza e demokracisë në Europë është një hendek midis elitave dhe votuesve”, thotë studimi, duke e krahasuar këtë me një goditje në zemër të politikës europiane, aty ku janë idetë e mëdha. Ulja e pjesëmarrjes së votime dhe rënia e anëtarësimit në partitë tradicionale janë faktorët kryesorë që i shërbejnë këtij fenomeni. Duke iu referuar Mbretërisë së Bashkuar e cila do të shkojë në zgjedhje në muajin maj, ekonomistët vlerësojnë se mund të ketë një periudhë destabiliteti pa afat.

“Shanset që nga këto zgjedhje të dalë një qeveri e paqëndrueshme janë më të mëdha se kurrë”, citon Njësia e Inteligjencës Ekonomike. Por sfida më e madhe dhe e menjëhershme është Greqia, e cila do të zhvillojë pas 5 ditësh zgjedhjet e parakohshme.

Të gjitha sondazhet përkrahin partinë e ekstremit të djathtë SYRIZA e cila kërkon të rinegociojë marrëveshjen e ndihmës me BE-në. Kjo sipas analizës ekonomike mund të çojë një krizë në marrëdhëniet e Greqisë dhe kreditorëve të saj ndërkombëtarë, që mund të përkeqësojë marrëdhëniet me BE. Me rritjen e partive populiste në vende që planifikojnë të mbajnë zgjedhje këtë vit, trazirat greke mund të ndikojnë klimën politike në vende të tjera të unionit.

Së bashku me rritjen e rëndësisë së lëvizjeve populiste, ka patur edhe një rritje të protestave në shumë vende të botës s Lindje e Mesme, Europë, Afrikën e Veriut dhe Amerikën Latine kanë rritur gjasat drejt një tërmeti politik.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)