Studimi/ Famullia e Shna Prendes
monografia e panjohur e imzot Ilias
Historia e të një prej famullive më të hershme shqiptare asaj të Shna Prendes në Kurbin, dikur abaci benediktine e cila më pas për 244 vjet qe seli e Kryeipeshkvisë së Durësit, ku edhe u hap e para shkollë shqipe (1632) brenda territorit të sotëm shqiptar…
Famullia e Shna Prendes, whstw studim i shkurtër i Imzot Frano Illias, ku ai bën një historik të shkurtër të një prej famullive më të hershme shqiptare asaj të Shna Prendes në Kurbin, dikur abaci benediktine e cila më pas për 244 vjet qe seli e Kryeipeshkvisë së Durësit, ku edhe u hap e para shkollë shqipe (1632) brenda territorit të sotëm shqiptar, e cila gjendet thuajse në kufi të Shqipërsisë qendrore dhe asaj veriore.
I përfunduar në fillim të pranverës së vitit 1962, monografia i kushtohet Imzot Gaspër Gurakuqit, meshtarit që na la modelin e shkrimit të historisë kishtare shqiptare nisur prej njësive administartive territoriale kishtare, punë që ende sot nuk është kryer sa duhet.
Përkundrazi Dom Franoja falë formimit dhe përgatitjes së tij shumëdisiplinare dhe mbi të gjithja falë njohjes së mirë të dokumentacionit historik, kryesisht kryeveprës Illyricum Sacrum të Daniele Farlati-t dhe Jacobo Coleti-t, volumin VII të së cilës e la thuajse të përkthyer plotësisht, ka mbërrritur të na japë një pamje shumë interesante jo vetëm të kësaj famullie por edhe të Kryeipeshkvisë së Durrësit me sufraganet e saj, një pamje kjo tërësisht origjinale në kontekstin e historisë së Arbërisë mesjetare.
Materiali dorëshkrimor u nxor nga fondi dorëshkrimor i autorit që gjendet në Arkivin Qendror të Shtetit, Fondi 569, Dosja 23, botuar fillimisht në monografinë: Frano Illia, Famullia e Milotit, Përgatiti: Kastriot Marku, Lezhë, 2006. f. 185 - 208.. Duke dashur që kjo paraqitje e shkurtër e jona të mos i marrë kohë lexuesit më shumë sa e meriton, po ia lëmë atij pra pa humbur kohë ta shijojë tekstin e famullitarit historian. Theksojmë po ashtu se kemi ruajtur gjuhën origjinale të autorit, në pajtim me kriteret filologjike që ndiqen në kësi rastesh për dorëshkrimet e autorëve të cilët kanë ndërruar jetë prej kohësh.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.3%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 8780
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Regjistrohuni dhe bëhuni ndryshimi', Basha fton emigrantët: Vota juaj mundësi historike për t’i dhënë fund tranzicionit e për të çelur një kapitull të ri për Shqipërinë
11 Janar, 19:20
-
Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Ersekë, plagoset njëri prej drejtuesve të automjeteve
11 Janar, 19:02
-
Partizani barazon 1-1 kundër Skënderbeut, 'Demat' në krye të renditjes! AF Elbasani përmbys 3-1 Teutën, shkëlqen Lleshi
11 Janar, 18:57
-
Atentati në Vlorë më 18 dhjetor, dëshmon Kevin Hajrulla: Nuk kam konflikte me njeri! Inezin e kam kushëri, por kontaktet i kemi të rralla
11 Janar, 18:45
-
Mijëra njerëz protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani
11 Janar, 18:40
-
VIDEO/ Tifozët 'tradhtojnë' Granadan për Myrto Uzunin, këndojnë në kor pro beratasit
11 Janar, 18:36
-
Zyrtare/ Rikthim pas 12 vitesh te Everton, Armando Broja me trajner të ri
11 Janar, 18:07
-
Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar
11 Janar, 17:49
-
11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri
11 Janar, 17:47
-
Skënder Minxhozi: 'Presidenti i paqes' që kërcënon aleatët e vet të NATO-s
11 Janar, 17:39
-
Nesër mot i keq me reshje shiu dhe erë, anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas, tragetet rinisen të hënën
11 Janar, 17:38
-
Carlo Bollino: E vërteta e “listave të zeza” për të ftuarit në studiot televizive
11 Janar, 17:30