Fruthi mund të fshijë kujtesën e sistemit imunitar, duke na bërë që të jemi më të prekshëm ndaj sëmundjeve nga të cilat ishim të mbrojtur.
Studimet e bouara në revistat “Science” and “Science Immunology”, zbuluan se virusi i fruthit është shumë ngjitës dhe potencialisht fatal.
Ai mund të shkaktojë 'amnezi imune', duke hequr antitrupat që na mbrojnë nga sëmundje të tjera.
Studiuesit e Shkollës Mjekësore të Harvardit, të cilët drejtuan studimin, ekzaminuan mostrat e gjakut nga fëmijët, para dhe pas marrjes së fruthit.
Ata zbuluan se virusi fshin nga 11% deri në 73% të antitrupave mbrojtës të pacientëve, duke i vënë ata në rrezik më të madh ndaj viruseve dhe baktereve, ndaj të cilave më parë ishin imun.
Kjo sjell që fruthi mund të anullojë mbrojtjen e ofruar nga vaksinat kundër infeksioneve të tjera si gripi apo edhe tuberkulozi dhe shpërthimet e fruthit mund të shkaktojnë sëmundje të tjera.
Pacientët që mbijetojnë nga fruthi kishin imunitete të humbura, të cilat duhet të rishfaqeshin kur trupi prekej nga një sëmundje.
Është sikur të keni për të takuar përsëri kriminelët që ci keni takuar më parë, një proces i gjatë dhe i rrezikshëm, gjatë së cilës ju mbeteni të prekshëm ndaj çdo gjëje që këta kriminelë duan t’ju shkaktojnë.
“Ekipi tregoi për herë të parë që fruthi rivendos sistemin imunitar të njeriut përsëri në një gjendje të papjekur si foshnja”, thuhet në një njoftim për shtyp nga Instituti “Ëellcome Sanger”.
Virusi mund të shkaktojë ethe, kollë, sy të kuqur.
Këto efekte janë më të rënda tek njerëzit që kanë tashmë sisteme imune më të rrezikuara, siç janë fëmijët e kequshqyer ose ata me mangës të imunitetit.
Gjetjet e studimeve theksojnë gjithashtu rëndësinë e vaksinave. Fruthi mund të parandalohet lehtësisht, pasi një dozë vaksinimi është 93% efektive në parandalimin e sëmundjes.
Dy doza, e bëjnë vaksinën 97% efektive.
“Vaksina e fruthit mbron në radhë të parë kujtesën e sistemit imunitar nga fshirja nga virusi, e cila kërkon përforcim për të gjitha vaksinat e mëparshme, si hepatiti dhe poliomieliti”, thuhet në njoftimin për shtyp të Shkollës Mjekësore të Harvardit.
Studiuesit tashmë e dinin që fruthi ndikon në sistemin imunitar, por këto dy studime konfirmojnë për herë të parë mekanizmat e amnezisë imune.
Studimi ka parë shpërthime të fruthit në të gjithë botën, madje edhe në vendet që më parë kishin eliminuar virusin.
Vetëm disa muaj më parë, Shtetet e Bashkuara përjetuan shpërthimin e saj më të madh që nga viti 2000.
Në gusht, katër vende evropiane humbën statusin e tyre pa fruth kur sëmundja u rikthye pasi u zhduk vite më parë.
Këto shpërthime të kohëve të fundit janë ulur në rritjen e lëvizjes kundër vaksinimit, e cila është përhapur përmes mediave sociale dhe dekurajon prindërit të vaksinojnë fëmijët e tyre kundër fruthit dhe sëmundjeve të tjera.
Politikanët e krahut të djathtë, përfshirë Matteo Salvini të Italisë, i cili ka promovuar një projekt-ligj për heqjen e vaksinimit të detyrueshëm për fëmijët, gjithashtu kanë qenë me ndikim në largimin e publikut nga ortodoksia shkencore.
Në SHBA, shpërthimet kanë qenë kryesisht midis fëmijëve në komunitetin ultra-ortodoks hebre, prindërit e të cilëve nuk kanë pranuar t'i vaksinojnë.