Studimi: Gjumi i pakët në shtatzëni mund të lidhet me rrezikun e lartë të zhvillimit të vonesave tek fëmijët

Studimi: Gjumi i pakët në shtatzëni mund të lidhet me rrezikun e lartë të zhvillimit të vonesave tek fëmijët

Foto ilustruese

Gratë shtatzëna që flenë më pak se shtatë orë gjatë natës mund të dëmtojnë fëmijën e tyre të palindur, thuhet në një studim i ri.

Në këtë fazë ato mund të kenë probleme me gjumin për shkak të disa faktorëve, duke përfshirë ndryshimet hormonale, shqetësimin dhe nevojën e shpeshtë për të shkuar në tualet. Rreth katër nga 10 gra shtatzëna përjetojnë SSD ose gjumë më pak se shtatë orë, sugjeron hulumtimi i mëparshëm.

Po ashtu këto gra mund të kenë një rrezik më të lartë të problemeve të tolerancës ndaj glukozës, rezistencës ndaj insulinës dhe diabetit gestacional.

Ndërkohë sipas hulumtimit të ri, fëmijët janë më të ngadaltë në zhvillimin e aftësive të tyre sociale, emocionale, të sjelljes, motorike, njohëse ose të të folurit.

"Ky studim nxjerr në pah domosdoshmërinë e menaxhimit të shëndetit të gjumit gjatë shtatzënisë.Duke hedhur dritë mbi lidhjen midis gjumit të nënës gjatë shtatzënisë dhe zhvillimit neurologjik të fëmijëve, studimi ynë fuqizon familjet me njohuri që mund të formojnë zakone më të shëndetshme të shtatzënisë dhe të kontribuojnë në mirëqenien e brezit të ardhshëm.Përmirësimi i zakoneve të gjumit gjatë shtatzënisë mund të parandalojë ose zvogëlojë rrezikun e problemeve neurozhvillimore te fëmijët", tha autori kryesor i studimit, doktor Peng Zhu.

Si u krye studimi?

Studiuesit analizuan të dhënat e gjumit nga më shumë se 7000 çifte nënë-fëmijë nga tre spitale të ndryshme në Kinë. Ekipi ekzaminoi fëmijët për vonesa në zhvillim nga gjashtë muaj deri në tre vjeç dhe ekzaminoi lidhjen midis kohëzgjatjes së gjumit të nënës dhe rrezikut të vonesës neurozhvillimore. Ata vlerësuan rolin e niveleve të peptidit C në serumin e kordonit, të cilat janë një tregues i qëndrueshëm i sekretimit të insulinës fetale.

Pas këtyre hulumtineve ata arritën në përfundimin se gjumi i pamjaftueshëm gjatë shtatzënisë mund të shoqërohet me një rrezik në rritje të problemeve neurozhvillimore te fëmijët - duke ndikuar në aftësitë e tyre njohëse, zhvillimin e sjelljes dhe aftësitë e të mësuarit.

Në raport me vajzat, djemtë janë ata që preken më shumë nga ky femomen, sipas gjetjeve të publikuara në Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism.

Pra gjinia luan një rol "vendimtar" në përgjigjen e pasardhësve ndaj faktorëve mjedisorë para lindjes, thonë studiuesit.

Mungesa e gjumit gjatë shtatzënisë mund të ndikojë edhe në metabolizmin e glukozës së nënës, duke ndikuar kështu në mjedisin e zhvillimit të fetusit.

Studimi tregoi gjithashtu se mund të ketë një korrelacion pozitiv midis niveleve të peptidit C në gjakun e kordonit kërthizor dhe vonesave neurozhvillimore tek pasardhësit, duke treguar se metabolizmi i glukozës së nënës gjatë shtatzënisë mund të ndikojë në sekretimin e insulinës së fetusit dhe, rrjedhimisht, në zhvillimin e tyre neurologjik.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli jep shenja se po përgatit një ofensivë tokësore në Liban

Izraeli jep shenja se po përgatit një ofensivë tokësore në Liban