Sipas një studimi të ri nga Këshilli Atlantik, Rusia siç e njohim sot mund të mos mbijetojë në dekadën e ardhshme. Sky News shkruan se në një raport që është kryer mbi këtë çështje me 167 analistë gjithsej, të cilët ndanë pikëpmjet e tyre se si do duket gjeopolitika pas një dekade, thanë se Rusia është në rrezik të mos mbijetojë në gjendjen e saj të tanishme.  

Sondazhi tregoi se 46 për qind e analistëve, parashikojnë se Rusia do të përjetojë shpërbërje të brendshme deri në vitin 2033. Bazuar të po i njëjti studim, thuhet se shkaqet që Rusia mund të kalojë në këtë trajektore të vështirë dhjetë vitet e ardhme, janë mundësia për një revolucion, luftë civile apo shpërbërje të politikës.

Përsa i përket evropianëve, sipas studimit të Këshillit Atlantik thuhet se ata janë pesimistë për rënien e Rusisë, me 49 për qind që parashikojnë se kjo do të ndodhë.