STUDIMI i "Fitch": Ja risqet
financiare që ka Shqipëria në 2016
Pritet krizë e emigrantëve, pasi rruga “mes Shqipërisë” mund të bëhet alternativë kryesore pasi vende të tilla si Hungaria, Kroacia dhe Sllovenia kanë ndërtuar gardhe kufitare për të ndaluar hyrjen e emigrantëve…
Pritet krizë e emigrantëve, pasi rruga “mes Shqipërisë” mund të bëhet alternativë kryesore pasi vende të tilla si Hungaria, Kroacia dhe Sllovenia kanë ndërtuar gardhe kufitare për të ndaluar hyrjen e emigrantëve…BMI Research, pjesë e Fitch Group në një raport në fundit rendit rreziqet e shtetit shqiptar, nga pikëpamja politike, ekonomike, mjedisit të biznesit dhe risqeve operacionale.
Sipas këtij raporti, Shqipëria do të qëndrojë në një trajektore të ulët të rritjes ekonomike për vitet e ardhshme, mes nivelit të ulët të eksporteve dhe përpjekjeve të qeverisë për konsolidim fiskal. Raporti tregon se duhen më tepër përpjekje për të zbatuar reformat strukturore që kanë për qëllim luftimin e korrupsionit dhe përmirësimin e fleksibilitetit të tregut të punës. Këto janë hapa tejet të rëndësishme, nënvizon raporti, në rast se Shqipëria shpreson që të jetë e zhvilluar dhe konkurruese në rajon.
Një pikë tjetër që thekson raporti është se bilanci tregtar ka mungesa të mëdha. Nga ana tjetër, Greqia fqinje është një ndër ndikuesit e jostabilitetit rajonal që prek edhe vendin tonë, sipas BMI. Shqipëria preket konkretisht në remitanca dhe kërkesën për eksporte.
Nga ana tjetër, raporti vlerëson se kriza e emigrantëve me të cilën po përballet Europa mund të luajë rol negative për Shqipërinë në muajt e ardhshëm, duke qenë se ka të ngjarë të kalojnë mes vendit tonë në rrugën e tyre për në Europën Perëndimore (sidomos sirianët).
Rruga “mes Shqipërisë” mund të bëhet alternativë kryesore pasi vende të tilla si Hungaria, Kroacia dhe Sllovenia kanë ndërtuar gardhe kufitare për të ndaluar hyrjen e emigrantëve.
BMI Research ka dhënë edhe një parashikim makroekonomik për vendin tonë, përkatësisht për vitet 2016 dhe 2017, duke u bazuar edhe në të dhënat e dy viteve më parë. Sipas Fitch, rritja ekonomike e vendit tonë në 2016 do të jetë 3.1 %, me një rritje të lehtë prej 0.5 % vitin 2017, për tè arritur në 3.6%. Ndërsa inflacionin e vlerëson 2.9 % në 2016 dhe 3.2 % në 2017./MONITOR/
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
Sondazhi i ditës:
Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?
-
Të drejtë
30.6%
-
Të gabuar
56.9%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1929
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani
17 Maj, 22:48
-
‘Ishte shumë traumatike’, Amos Zaharia flet për herë të parë për divorcin e motrës së tij: Koha rregullon çdo gjë
17 Maj, 22:40
-
'Skënderbeun e trajtuam si një derbi', Orges Shehi: Fanella e Partizanit peshon shumë
17 Maj, 22:38
-
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
17 Maj, 22:36
-
Gjirokastra në festë, turistët kërcejnë nën tingujt e muzikës shqiptare
17 Maj, 22:35
-
'Partizani e meritoi fitoren', Ivan Gvozdenovic: Për Skënderbeun ky ishte maksimumi
17 Maj, 22:24
-
Zelensky nënshkruan ligjin që lejon të dënuarit me burg të shërbejnë në ushtri
17 Maj, 22:19
-
Edlira e Alba, çifti i së njëjtës gjini kurorëzojnë dashurinë! Martohen të dielën veshur me vello dhe bekuar nga dy pastorë
17 Maj, 22:19
-
Sopranoja Ermonela Jaho në krah të Mbretit Charles, Rama: Krenar për shqipet
17 Maj, 22:05
-
Bashkimi Evropian ndalon katër media ruse
17 Maj, 21:58
-
Final 4/ Partizani është finalisti i parë për titullin kampion, mposht 1-0 Skënderbeun në 'Air Albania'
17 Maj, 21:55
-
‘Fotoja ime me autorin që vrau policin në Fier ka 3 vite’, Luan Baçi reagon ndaj deklaratave të Felajt: Shfrytëzove mungesën time në seancë, gënjeve
17 Maj, 21:23