Jo vetëm sheqeri ju bën obezë. Sipas një studimi të fundit në Britaninë e Madhe edhe kripa është një ndër shkaqet e obezitetit tek njerëzit.Studimi është realizuar nga një grup shkencëtarësh britanikë dhe është publikuar në revistën e shëndetit “Hypertension”, pak ditë më parë.

Sipas tij çdo gram shtesë kripe që një person konsumon çdo ditë, rrit rrezikun e tij për të shtuar në peshë me 25%.Pavarësisht totalit të ushqimit dhe kalorive që individët kanë konsumuar, sipas të dhënave të studimit ndikimin më të madh të shtimit në peshë e ka kripa.


Përveç obezitetit, shkencëtarët mbrojtën edhe tezën e vjetër se kripa rrit presionin e gjakut dhe e bën atë një faktor rreziku për sëmundjet e zemrës.

Redaksia online
(e.g/shqiptarja.com)