Studimi i ri mbi klimën
konfirmon ngrohjen globale

Studimi i ri mbi klimën<br />konfirmon ngrohjen globale
Kundërshtuesit më të zellshëm të tezës mbi veprimtarin njerëzore si efekti parësor i ngrohjes globale, kanë përdorur si alibi kundra mbështetësve të tezës manipulimin e të dhënave nga ana e studiuesve. Një shkencëtar skeptik propozoi një këndvështrim të ri të tezës. Richard Muller, një fizikant në universitetin e Kalifornisë, ndërmori një studim mbi informacionet e disponueshme mbi temperaturën, të përdorura në studimet mbi klimën. Tashmë ekipi i tij ka publikuar rezultatet e studimit, i cili në dukje forcon tezën e ngrohjes globale si rezultat i veprimtarisë njerëzore.

Faktikisht, studiuesit vëzhguan se të dhënat mbi temperaturën ishin të pasakta dhe në të vërtetë toka është duke u ngrohur më tepër se sa tregojnë studimet e mëparshme.

Zbulimet nuk janë publikuar ende dhe as janë kontrolluar nga studiues të tjerë, por Muller thotë se grupi ka përgatitur gjithcka dhe është vetëm në pritje të publikimit.

Muller shpjegoi se rezultatet e studimit habitën atë të parin, duke qenë ai një nga kundërshtuesit më të zellshëm të tezës mbi ngrohjen globale. Tashmë ai pranon atë që studiues të tjerë janë duke e thënë prej vitesh, ngrohja globale vjen si rezultat i veprimtarisë njerëzore.

Përvec skepticizmit së Muller studimi është shumë i vlefshëm sepse merr në vlerësim edhe studimet e skeptikëve të tjerë si Charles dhe David Koch, duke hedhur poshtë tezat e tyre me anë të përdorimit të një sasie gjigante të dhënash mbi klimën. Studimi kombinoi 1.6 miliard raporte mbi temperaturën, me prejardhje nga 39 mijë stacione meteorologjike, duke përdorur edhe 15 arkive preekzistent.

Objektivi ishte të ekzaminoheshin disa nga ankesat më të zakonshme të skeptikëve të klimës, të cilat përfshinë: Cilësinë e ulët të stacioneve të monitorimit të temperaturës; gabimet e stacioneve që gjenden pranë qyteteve, të cilët mund të regjistrojnë temperatura të ndryshuara për shkak të ngrohjes së qyteteve; sasinë e vogël të informacioneve të përdorura nga NASA dhe NOAA.

Statisticienët zhvilluan një mënyrë të re të studimit, që lejon përdorimin e të dhënave të fragmentuara, si ato të stacioneve meteorologjike. Ekipi i Muller përdori gjithashtu edhe imazhe nga satelitët për të ndarë botën në zona urbane dhe rurale, gjë që i ndihmoi të korrigjonin të dhënat e influencuara nga ngrohja e qyteteve.

Ekipi arriti në konkluzionin se “ngrohja globale është reale”. Nëse numrat e tyre janë të besueshëm , analiza tregon se studimet e mëparshme e kanë nënvleftësuar ngrohjen globale, me një gabim prej 1 deri në 2 gradë celsius.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë