Studimi i ri/Frikë në botë, inkubacioni koronavirusit mund të zgjasë 24 ditë

Studimi i ri/Frikë në botë, inkubacioni koronavirusit mund të zgjasë 24 ditë

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Kinë por dhe jashtë saj vazhdon të rritet. Totali prej 1018 ka tejkaluar numrin e viktimave shkaktuar prej sindromës së rëndë akute të frymëmarrjes (Sars), e cila vrau 774 njerëz në të gjithë botën në mes vitet 2002-2003, ndërsa rastet e infektimit kanë tejkaluar 43 111 dhe janë përhapur edhe në katër vende të tjera duke e çuar numrin e shteteve të prekura nga koronavirusi në 27.

Ndërkohë, një frikë e re vjen nga një studim i ri i kryer nga 37 studiues nga spitalet dhe shkollat e mjekësore në Kinë, të angazhuara gjithashtu edhe gjatë epidemisë së Sars.

Sipas studimit, koha e inkubacionit të virusit në disa raste mund të arrijë edhe në 24 ditë, duke zgjatur kështu studimet e mëparshme që flisnin për dy javë. Përveç kësaj, studimi thotë se ethet, e konsideruara deri më tani si një nga simptomat e para, në realitet shfaqen vetëm në 43.8% të pacientëve.

Studimi u krye në një kampion prej 1,099 pacientësh të infektuar me koronavirus dhe të diagnostikuar deri më 29 janar në 552 spitale në 31 rajone të Kinës.

Mosha mesatare e pacientëve të studimit është 47 vjeç, 41.9% prej të cilëve janë gra dhe 26% e tyre nuk kanë qenë kurrë në Wuhan.

Sipas studiuesve, periudha mesatare e inkubacionit të virusit ishte tre ditë dhe jo 5.2, siç përcaktohej më parë dhe zgjatej deri në 24 ditë në disa raste.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi, shkon në 1018 numri i viktimave, 43 111 konfirmohen të infektuar, vaksina provë testohet te minjtë (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja