Studimi jo optimist: Distancim fizik deri në vitin 2025 dhe rikthim periodik i Covid më 2025

Studimi jo optimist: Distancim fizik deri në vitin 2025 dhe rikthim periodik i Covid më 2025

Sipas një studimi të botuar në ‘Science’ nga Universiteti i Harvardit, masat për distancimin shoqëror deri në vitin 2022 dhe kthimi periodik i deri në vitin 2025, janë disa nga skenarët për të cilët duhet të përgatisim veten në mungesë të barnave dhe vaksinave me të vërtetë efektive.

Simulimet janë rezultat i një modeli matematikor. Ato tregojnë se infeksioni ka të ngjarë të rifillojë sapo të jenë lehtësuar kufizimet dhe pas stinës së verës.

Është e vështirë të thuash sot se çfarë e ardhmja e afërt ka në ruajtje si surprizë për ne, sepse akoma ka një faktor të panjohur thelbësor që duhet të përcaktohet në llogaritje, përkatësisht kohëzgjatjen e mbrojtjes të dhënë nga antitrupat. Për këtë arsye studiuesit nënvizojnë nevojën për të kryer studime serologjike mbi popullatën.

Me kalimin e ditëve dhe përhapjen e pandemisë nga koronavirusi, duket gjithnjë e më pak e mundshme që virusi SarsCoV2 të mund të zhduket siç ka ndodhur më parë me të afërmin e tij, virusin Sars. Sipas ekspertëve, koronavirusi do të vazhdojë të qarkullojë sezonalisht, si viruset e gripit.

Për të vlerësuar besueshmërinë e këtij skenari, imunologu Stephen Kissler dhe bashkëpunëtorët e tij kanë hartuar një model matematikor për të llogaritur dinamikën e infektimit gjatë pesë viteve të ardhshme. Të gjitha simulimet, si ato që parashikojnë karantinën, ashtu edhe ato që e konsiderojnë efektiv distancimin shoqëror me ndërprerje, tregojnë se infeksioni ka të ngjarë të rifillojë sapo të hiqen kufizimet dhe pas stinës së verës. Nëse kjo ndodh për shembull në vjeshtë, kur transmetimi i virusit është më i madh, pritet një valë e re e infeksioneve Covid të dimrit që mund të mbivendosen me sezonin e zakonshëm të gripit, me rrezikun e mbingarkesës së sistemit shëndetësor.

Një skenar tjetër tregon që virusi SarsCoV2 mund të përsëritet sërish në fund të vitit 2024. Sipas autorëve të studimit, në mungesë të ilaçeve dhe vaksinave me të vërtetë efektive, mbikëqyrja sociale dhe distanca fizike mund të duhet të vendosen e rivendosen deri në vitin 2022 për të lejuar që spitalet ‘të marrin veten’ dhe për të arritur një imunitet të mirë të popullatës botërore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s