Që prej majit të vitit të kaluar, Universiteti i Harvardit në Masaçusets të Shteteve të Bashkuara ka shtuar gjuhën shqipe si pjesë të kurrikulës. Mësimi në gjuhën shqipe filloi këtë semestër në departamentin e Gjuhëve dhe Qytetërimeve të Lindjes së Afërt.
Një prej nismëtareve të përfshirjes së shqipes në universitetin prestigjioz është Edona Cosoviç, vajza e një emigranti shqiptar nga Mali i Zi. E rritur në Shtetet e Bashkuara, ajo mësoi të fliste shqip nga prindërit, por e kishte të vështirë ta ruante gjuhën pavarësisht dëshirës së saj.
“Kur isha fëmijë, prindërit e mi nuk kishin burime për të na blerë kanalin e televizionit shqiptar”, thotë ajo. “Ne jemi në shkollë gjithë ditën, dëgjojmë televizione amerikane ku gjithçka është anglisht. Edhe ata gjithashtu po përpiqen të mësojnë anglisht sepse punojnë këtu, kështu që ne e humbasim gjuhën shumë shpejt”, tha studentja shqiptare.
Në mars 2022, Cosoviç u interesua për mundësinë e krijimit të një kursi shqip në Harvard. Ajo foli me Eva Stathi Misho, një koordinatore studentore nga Përmeti, e cila u shpreh e gatshme ta ndihmonte.
Para se të vinte në Shtetet e Bashkuara për të studiuar për klasikë në Kolegjin Hellenic në Brookline, Stathi Misho studioi gjuhë dhe letërsi shqipe në Tiranë.
Harvardi është tashmë i vetmi universitet që ofron shqip. Megjithatë, gjuha ka një trashëgimi të gjatë mësimore në Shtetet e Bashkuara. E konsideruar gjerësisht ndër gjuhët më të vështira, shqipja mësohet vetëm në disa institucione të përzgjedhura amerikane, duke përfshirë Universitetin Shtetëror të Arizonës, Universitetin DePaul dhe Kolegjin Mercy në Nju Jork.
A.M./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ndryshe nga biznesi i vogël profesionet e lira do të tatohen, si ju duket?
-
E drejtë
48.7%
-
E gabuar
44.5%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 528
Lajme të tjera
-
Nis punimet Seminari i Gjuhës Shqipe në Vlorë/ Ministrja e Arsimit: Shkollë verore për nxënësit dhe mësuesit e diasporës
30 Korrik, 22:00
-
Science konfirmon/ Populli shqiptar dhe gjuha shqipe janë të paktën 6 mijë vjet të vjetër dhe autoktonë në këto troje
28 Korrik, 20:35
-
Matura 2023/ Publikohen notat e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë! 440 mbetës, vetëm 15 nxënës absolut
18 Qershor, 20:29
-
‘Kongresi gjuhësor i Kostandinopojës’ 1879, i pari i gjuhës shqipe
21 Maj, 14:36
-
Arbërishtja gjuha përbashkuese e arbëreshëve të Italisë
31 Mars, 10:37
-
Dita Ndërkombëtare e Arsimit, Kushi: Gjuha shqipe në rrezik, do zhvillojmë konkurs në të gjitha shkollat e vendit, kemi si qëllim ruajtjen e saj
24 Janar, 09:40
-
SPECIALE/ ‘Facebook’ a ‘fejsbuk’? Incenerator a shkrumbatore? Gjuha Shqipe, 'porositë' e Xhevat Lloshit për Qeverinë: Të ngrihet Komisioni Shtetëror i Terminologjisë
5 Dhjetor 2022, 16:25
-
Gjuha Shqipe në rrezik, pedagogia: Nuk zgjidhet me provim, problemi qëndron te shkollat, studentët s'dinë të shkruajnë! Të trajnohen mësuesit
14 Shtator 2022, 21:33
-
Nga premtimi i Qeverisë për shqipen, si 'armë' të fortë, tek 'armata' e gabimeve në shkresa zyrtare, studiuesja: Përkujdesja ka rënë
5 Shtator 2022, 20:55
-
Gjuha e folur, në lajme dhe programe informative nuk respekton parimet gjuhësore, AMA: Të respektohet standarti i gjuhës shqipe në transmetimet televizive
23 Qershor 2022, 14:47
-
'Minimatura', mbi 31 mijë nxënës i nënshtrohen sot provimit të gjuhës shqipe! Del teza e testit
20 Qershor 2022, 09:30
-
Për herë të parë gjuha shqipe përfshihet si lëndë me zgjedhje Universitetin e Harvardit
10 Maj 2022, 10:29
Nuk shkohet ne Harvard per te mesuar gjuhen e prinderve. Cdo metropol i madh ne Amerike duhet te kete nje qender kulturore shqiptare, me natyre laike, ku te ofrohen kurse shqip ne fundjave per femijet dhe niperit e emigranteve. Kaq e thjeshte eshte. Çifutet e bejne prej shekujsh kurse greket dhe aziatiket prej dekadash.
PërgjigjuPlotesisht dakord