Studimi: Kush ka qen në shtëpi
është më i lumtur se ai që ka mace

Studimi: Kush ka qen në shtëpi<br />është më i lumtur se ai që ka mace
Miku më i mirë për njeriun është qeni. Fjalët e famshme të presidentit Harry Truman, sapo janë konfirmuar nga dy studime shkencore.  Këto studime tregojnë sesi kafshët, në veçanti qentë mund të ndryshojnë për mirë jetën e njeriut. Sipas studiuesve në Kolegjin Manhattanville në Nju Jork ata që kanë një qen janë më të lumtur, dhe priren të jenë më pak nervozë e me përqëndrim më të lartë sesa ata që kanë një mace .

Studimi është titulluar “ Lumturia është një qenush i ngrohtë ” ku janë vëzhguar marrëdhëniet e 263 njerëzve me kafshët e tyre. Rezultati final rezultoi se kush ka një kafshë në shtëpi është më i lumtur se ato që nuk mbajnë kafshë shtëpiake. 

Një tjetër studim i bërë nga BBC përpiqet t’i jap përgjigje pyetjes se “janë qentë apo macet që duan na duan më shumë ne njerëzve? Shkenca jep një përgjigje në favor të qenve. Oxyticina, i quajtur “ hormoni i dashurisë” ka një prani më të lartë tek qentë kur ndodhen afër të zotëve të tyre krahasuar me macet. Kur qeni shikon familjarët ka një rritje të këtij hormoni me 40 – 60%. Studimi i cili ka testuar 10 qen dhe 10 mace vetëm pak para dhe pasi kanë luajtur me të zotët e tyre, ka rezultuar se qentë kanë pasur një rritje të hormonit në gjak prej 57.2% e ndërsa macet vetëm 12 %, gati pesë herë më pak.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës