Studimi / Kush konsumon kanabis
ka probleme me kujtesën pas të 30-ve

Studimi / Kush konsumon kanabis<br />ka probleme me kujtesën pas të 30-ve
Të rinjtë të cilët konsumojnë rregullisht kanabis apo ata që e pinë me doza të rënda kanë një kujtesë të dobët pasi mbushin moshën 30 vjeç. Një studim i ri i Universitetit të Northwestern të Mjekësisë ka zbuluar se linda narkotike shkakton probleme me kujtesën afatgjatë, në zonën e trurit të quajtur “Hippocampus”, e cila është përgjegjëse për kujtesën.

Në studim janë marrë parasysh persona të cilët kishin konsumuar marijuanë kur ishin në shkollë. Problemet me kujtesën janë vërejtur 22 vjet pasi ata nuk konsumonin më lëndë narkotike.

Të rinjtë të cilët kanë konsumuar sasi të mëdha kanabis dhe mariujanë në adoleshencë kishin humbur 18% të kujtesës, në krahasim me të rriturit e tjerë të cilët nuk kishin konsumuar lëndë narkotike. 


Testi
Për të vërtetuar tezën e Universitetit të Northwestern, janë marrë në studim 97 persona, të gjithë mbi moshën 30 vjeç, ku gjysma e tyre kishin konsumuar drogë në adoleshencë dhe gjysma jo. 

Fillimisht ata kanë dëgjuar disa tregime për 1 minutë. Të pyetur më vonë nga studjuesit, personat që kishin pirë drogë në adoleshencë nuk i mbanin mend të gjitha tregimet. Më pas ata janë pyetur për jetën e tyre në moshën 20-30 vjeç.
 
Të rriturit që nuk kishin konsumuar drogë mund të flisnin për çdo detaj të jetës së tyre, ndërsa ata që kishin pirë kanabis kujtonin vetëm një pjesë të ngjarjeve edhe ato jo me shumë detaje.
 
Përfundimi ishte i qartë për studiuesit: Ata që përdorin kanabis apo lëndë të tjera narkotik nuk arrijnë të kenë një kujtesë të mirë kur të rriten. Mjekët dhe studiuesit e Universitetit të Northwestern i kanë bërë apel të rinjve që të mos konsumojnë drogë.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…