SHBA – Sipas disa studiuesve në Kaliforni, disa lojëra kompjuterike për trajnimet e trurit përmirësojnë kujtesën dhe rrisin aftësitë për të mësuar sa më shumë gjuhë të huaja, sidomos tek njerëzit e moshuar. Për të arritur këtë gjë, mjafton të uleni para kompjuterit vetëm 20 minuta në çdo katër orë dhe kjo mund të përmirësojë kujtesën dhe t’iu ndihmojë të mbani mend gjërat më gjatë.
 
Në studim morën pjesë 69 pjesëmarrës, ku 52 prej tyre kanë luajtur të paktën 40 seanca loje gjatë një periudhe gjashtë mujore. Çdo seancë ka zgjatur 20 minuta. Programi trajnon trurin me më shumë se 400 ushtrime në fushat e kujtesës afatshkurtër, afatgjatë, arsyetimit dhe zgjidhjes së problemeve.
 
Pjesëmarrësit në këtë studim treguan përmirësim në aftësinë e kujtesës. Studimet sugjerojnë se të moshuarit duhet të marrin pjesë më shumë në trajnimin e kompjuterizuar të trurit sepse mund të përmirësojë aftësitë e tyre njohëse. 

(v.gj/shqiptarja.com)