Lumi Drin është shkaku kryesor i përmbytjeve në rajonin e Lezhës, fenomen i cili u shfaq frikshëm nga reshjet e shiut të këtij fillim viti. Në këtë konkluzion kanë dalë një grup ekspertesh të mjedisit, pas monitorimit dhe studimit në terren të situatës së përmbytjet e fundit. Eksperti i Mjedisit Jak Gjini thotë se mungesa e prurjeve gjithëvjetore në Lumin Drin ka sjellë një zhvillim mjaft të madh të bimësisë ujore dhe në këto kushte ky lum e ka humbur kapacitetin përcjellës.
"Kanë qenë interesante përmbytjet këtë vit. Mjaftuan 4 ditë reshje që të përmbyteshim. Bëmë shumë vëzhgime për të marrë një përgjigje dhe ajo që vihet re se në sistemin kullues të Lezhës, është lumi Drin me lumin Gjadër. Duke mos pas prurje vjetore kemi zhvillim të vrullshëm të bimësisë ujore. Gjatë kësaj periudhe patëm një baticë të ultë. Po të kishte ndodh një baticë e lartë përmbytjet do ishin të mëdha. Duhet të shikohen kanalet kulluese, lumi Drin. ",tha eksperti i mjedisit, Jak GJINI
Referuar studimit që është bërë, rekomandohet që Lumi Drin të pastrohet njëherë në tre vite ose ti sillet një pjesë e prurjeve që të ketë rryme gjithëvjetore, pasi në të kundërt përmbytjet do të jenë edhe më të madha dhe një kërcënim serioz për zonën e Lezhës.
"Duhet të rivitalizohet lumi Drin, të ketë prurje. Mjaftojnë 35-30 metër kub për sekondë. Nëse lumi Drin përdoret si kanal kullues dhe jo si lum, në mënyrë absolute duhet që të ketë pastrim. Që të evitohen përmbytjet duhet 5 deri në 3 vjet pastrim", përfundoi Gjini.
Referuar të dhënave zyrtare gjatë 4 viteve të fundit në Bashkinë e Lezhës janë hapur 300 km kanale kulluese, por përmbytjet masive të fillim janarit treguan se problemi nuk ka marrë zgjidhje, madje përmbytje të tilla nuk ishin parë që në vitin 2002. Reshjet e dendura të shiut bënë që të dalë nga shtrati lumi Drin dhe kanalet e ujerave të larta, duke përmbytur dhjetëra banesa e rreth 5 mijë hektarë tokë bujqësore.
MBILLNI PEME ANES LUMEJVE O DERRA,,,DHE LARGONI SHTEPITE NGA FUSHAT NE OBOT DHE ULTESIRE ATY ,,DHE BEJINI SHTEPITE NEPER KODRA O DERRA QE TE MOS PERMBYTENI,,,DHE TOKAT I KENI TE LIRA PER MBJELLJE,,,AKOMA NUK E KENI MARRE VESH QE ATY NE OBOT-DAJC DHE FSHATRAT E TJERA TE SHKODRES E LEZHES ,,--ETJ NUK DUHET TE KETE ASNJE SHTEPI NE FUSHE VEC NE KODRA...QENKENI DERRA TE PA TRU...
PërgjigjuHa, ha Ha,haaaaaaa! Drini i Leshit dhe Gjadri i Leshit. Shikojini ne harte
Përgjigju