Nëse njerëzit ndihen të lumtur apo edhe të kënaqur me jetën e tyre, kjo jo vetëm ndihmon shëndetin mendor, por mund edhe të reduktojë rrezikun e atakut kardiak dhe hemorragjisë cerebrale.
Një studim të fundit, publikuar në Gazetën e Shoqatës Amerikane të Zemrës, thuhet se mirëqenia ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
“Gjetjet tona mbështesin një qasje ndaj kujdesit shëndetësor, ku rritja e mirëqenies mendore dhe emocionale të një individi konsiderohet si pjesë integrale e parandalimit të sëmundjeve të zemrës dhe hemorragjisë cerebrale,” pohoi autori kryesor i studimit Dr. Wen Sun.
Hulumtimi i drejtuar prej tij analizoi të dhënat e mbi 120 mijë pjesëmarrësve. Rezultatet treguan se personat me nivele më të larta të mirëqenies emocionale kishin një rrezik 44% më të ulët për arterie të bllokuara, 45% më të ulët për hemorragji cerebrale dhe 56% më pak për infarkt.
Studiuesit thonë se njerëzit që ndiheshin më të kënaqur me jetën, niveli i inflamacionit në trup ishte më i vogël. Ata rekomanduan përfshirjen e aktiviteteve fizike dhe menaxhimin e stresit në kujdesin shëndetësor të përditshëm.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
12 Dhjetor, 16:05
Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?
-
Po
20.4%
-
Jo
73.8%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 1360
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Farat e kungullit, përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i tyre
7 Dhjetor, 08:15
-
Ushqimet që nuk duhen konsumuar kur keni dhimbje fyti
6 Dhjetor, 15:45
-
Shenjat që tregojnë se trupi juaj është plot me toksina
2 Dhjetor, 10:40
-
Pse konsumimi i tepërt i sheqerit mund të dëmtojë trurin tuaj?
1 Dhjetor, 16:16
-
Ankthi i mëngjesit, nga se shkaktohet dhe si ta përballoni
29 Nëntor, 08:46
-
Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime
28 Nëntor, 14:45
-
Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën
24 Nëntor, 13:32
-
Dhimbje koke në mëngjes, ja nga se shkaktohet
23 Nëntor, 18:25
-
Nga spinaqi te vezët, ja 5 ushqimet më të mira për shëndetin e kockave
21 Nëntor, 18:59
-
Përmirëson shëndetin e trurit dhe forcon kockat, 6 përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çajit jeshil
21 Nëntor, 15:33
-
Cilat janë simptomat e mungesës së zinkut dhe ç’duhet të hani
20 Nëntor, 19:58
-
Nga zemra te truri, 5 përfitimet e jashtëzakonshme të ecjes pas darkës
18 Nëntor, 16:35