SHBA - Sipas disa studiuesve amerikanë, rezulton se miu ka aftësinë të mësojë këngë në bazë të tingullit që ai dëgjon.

Studiuesit kanë zbuluar se gjatë kohës që miu mashkull qëndronte me miun femër ata mësuan që të përzienin tingujt e këngëve me njëri tjetrin.

Përsa i përket pjesës së trurit lidhur me perceptimin e tingujve Miu ka mekanizëm të ngjashëm me atë të zogjve dhe njerëzve.

Por disa shkencëtarë janë shprehur skeptik lidhur me këtë zbulim duke thënë se këto të dhëna nuk mjaftojnë për vërtetimin e këtij fakti.

Kërkime të mëparshme në këtë fushë kanë treguar se miu mashkull ka aftësinë të këndojë këngë komplekse kur është përballë miut femër, dhe e gjitha kjo është një pjesë shumë e rëndësishme në marrëdhënien mes tyre.

Këto serenata miushësh janë ultrasonike, pra jashtë mundësisë që të dëgjohen nga veshi i njeriut. Gjatë kohës që ata përpiqen të bëhen të dëgjueshëm për veshin e njeriut, tingujt që lëshojnë duken si pasthirrme qarjeje.

(ed.ka/Shqiptarja.com)