Open Data Albania ka publikuar përditësimin e të dhënadhe në lidhje me numrin e divorceve dhe martesave të shënuara në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile deri në vitin 2013. Nga këto të dhëna mund të nxirren indikatorë mbi ndryshimin e përqasjes ndaj lidhjeve bashkëshortore në shoqërinë shqiptare në 24 vitet e fundit.
Ajo çka vihet re, me sy të lirë, në grafikët e këtij studimi është trendi i uljes drastike të numrit të martesave dhe një rritjeje progresive të divorceve në vend. Nëse në vitin 1990 shënoheshin 28992 martesa, në vitin 2013 u janë drejtuar gjendjeve civile në vend vetëm 23820 çifte. Nga këto të dhëna deduktohet se në harkun kohor të 23 viteve numri i martesave ka pësuar një rënie prej 18%.

Për sa i përket statistikave për Qarqet e ndryshme të vendit, ai i Tiranës regjistron ndër vite numrin më të madh të martesave, në të cilin vetëm në vitin 2013 janë lidhur zyrtarisht në martesë mbi 5000 çifte, 22% të totalit. Qarqe të tjera si Durrësi, Elbasani dhe Fieri kanë pasur, në po të njëjtin vit, një numër të konsiderueshëm martesash që kalon, përkatësisht, shifrën 2000.

Ndërkohë, në raport të zhdrejtë me martesat, numri i divorceve regjistron një rritje që nuk mund të mos merret në konsideratë. Nëse në vitin 1990 janë divorcuar zyrtarisht 2675 çifte bashkëshortësh, në 2013 numri i regjistruar është 3747. Vetë koefiçenti i divorceve për 100 martesa është një tregues i qartë që diçka ka ndryshuar në shoqërinë shqiptare në lidhje me kushtet dhe perkursin martesor: Në vitin 1990 koefiçenti regjistron 9.2 divorce për 100 martesa ndërsa ai i vitit 2013 është 15.7 për 100 martesa.

Pritet që këto të dhëna të jenë një burim i vyer për studiuesit në fushën e sociologjisë por edhe për operatorët e politikave sociale në vend. Gjithashtu janë tregues i qartë se shoqëria shqiptare, përpos arsyeve, ka marrë një perkurs në lidhje me martesat dhe zgjidhjet e tyre që shëmbëllen dhe dinamikat e vendeve perëndimore, ku gjithashtu vihen re të njëjtat fenomene.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com