Rreth 4.7 milion vajza më pak pritet të lindin globalisht në 10 vitet e ardhshme për shkak të aborteve selektive, një prirje që mund të minojë kohezionin social në një periudhë afatgjatë.
Ky është përfundimi i British Medical Journal, i cili theksoi se mungesa e parashikuar në numrin e vajzave që do të lindin do të çojë në një rritje të popullsisë së gjinisë mashkullore, e cila mund të ndikojë në rritjen e dhunës në shoqëri.
Abortet selektive sipas gjinisë kanë qenë në rritje gjatë 40 viteve të fundit në vendet në të gjithë Evropën juglindore së bashku me Azinë jugore dhe lindore.
Një ekip ndërkombëtar studiuesish analizoi të dhëna nga më shumë se tre miliardë lindje dhe përllogariti disa skenarë të mundshëm.
Autorët u përqendruan në 12 vende ku raporti mashkull-femër ishte rritur që nga viti 1970 dhe në 17 të tjera ku ky raport rrezikohej të rritej për shkak të tendencave shoqërore.
Arsyeja për abortet përzgjedhëse është preferenca për pasardhës meshkuj, e cila është e ngulitur në kulturën e këtyre vendeve. Studimi i botuar në “British Medical Journal” parashikon se deri në vitin 2030 mungesa e lindjeve të vajzave mund të çojë në një tepricë të djemve në rreth një të tretën e popullsisë së botë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
6.6%
-
Pak
83.6%
-
Nuk e di
9.8%
Vota total: 317
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në 5 qarqe lindjet ranë nga 10-19%, jugu më i prekuri
14 Shkurt, 09:32
-
Lindjet në vend ranë 5% më 2024, numri më i ulët në 90 vite
13 Shkurt, 07:31
-
Shqipëria në mesin e 4 vendeve europiane me rënien më të lartë të fëmijëve
30 Janar, 08:12
-
Më shumë lekë gjatë lejes së lindjes për gratë dhe shtëpi për familjet e vogla! Qeveria programe për shtimin e popullsisë
14 Nëntor 2024, 14:40
-
Lind foshnja 5,1 kilogram në 'Mbretëresha Geraldinë' (VIDEO)
10 Nëntor 2024, 11:52
-
Rajna Kamani: Ja pse ndodh verdhëza tek fëmijët e sapolindur dhe si mund të mbahet në kontroll
3 Nëntor 2024, 14:06
-
Alarmi i rënies së lindjeve
1 Prill 2024, 07:26
-
Raporti: Rënie drastike e lindshmërisë në botë
21 Mars 2024, 19:30
-
Çrregullimet e gjumit te fëmijët, ja si t’i dalloni simptomat
4 Mars 2024, 21:32
-
Hodhi në lum foshnjën e saj 6 ditëshe dhe u rrëfye te murgeshat, dënohet me 22 vite burg 32 vjeçarja në Shkodër! Kërkoi mëshirë para gjykatës
13 Shkurt 2024, 15:56
-
GREQI/ Shkoi në spital me temperaturë të lartë, vdes foshnja 15-muajshe me origjinë shqiptare
4 Janar 2024, 11:44
-
A 'lejohet' që nëna dhe foshnja të flenë në të njëjtin shtrat? Përgjigjen ekspertët
3 Dhjetor 2023, 16:25