TIRANE- Interneti përveçse burim informacioni, mund të jetë edhe një rrezik kërcënues për fëmijët. Një studim i World Vision, me 900 fëmijë të moshës nga 13-18 vjeç në Tiranë, Vlorë, Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Peshkopi ka treguar se gati gjysma e tyre janë kontaktuar on-line nga njerëz të panjohur, kryesisht shtetas të huaj. Të shumtë janë edhe fëmijët që e përdorin aksesin në internet për të parë materiale provokuese dhe pornografike. 

"62 % e fëmijve të intervistuar kanë një kompjuter në dhomën e tyre, kjo është gjë e mirë por nese është e pakontrolluar ka një sërw risqesh dhe disa nga gjetjet kryesore në vijim janë: Fakti që 44 % e fëmijve të pyetur shikojnë materiale pornografike ç'do ditë dhe kryesisht janë qendrat Internet Kafe ose në kompjuterat në shtëpitë e tyre në dhomën personale që bëhen burim për të marr materiale.
Një tjetër gjetje interesante është fakti që 47 % e fëmijve të intervistuar brenda vitit të fundit janë kontaktuar të paktën nga një person i huaj, kryesisht shtetas nga shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia dhe Italia. “ thotë Ridiona Stana, menaxhere e programit të mbrojtjes së fëmijëve.

Nisur nga këto të dhëna, World Vison, i sugjeron qeverisë të krijojë një paketë sigurie, e cila duke u instalur në kompjuterat që përdorin fëmijët, I ndalon ata hapin faqe me përmbajtje të papërshtshme për moshën e tyre. 

"Është e nevojshme që të rregullohet me legjislacion që ofruesit e shërbimit të internetit të kënë paketa filtri, paketa te mbrojtjes së fëmijve, falas për prindërit dhe familjet shqiptare."- thotë Stana.

Internet Kafet gjithashtu duhet të monitorohen nga AKEP, institucioni që dhe jep licencat që fëmijët që fëmijët që aksesojnë Internet Kafet të mundet të aksesojnë kompjutera që janë të filtuar me përmbajtje të përshtatshme për ta

Në këtë takim ishin të pranishme edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla si dhe ajo e Inovacionit, Mirela Harito të cilat theksuan rëndësinë që ka marrja e masave për të garantuar një internet të sigurtë për fëmijët.
 
STUDIMI
44% e fëmijëve shohin përditë material pornografike 
47% e fëmijëve janë kontaktuar on-line nga të panjohur 
900 fëmijë u intervistuan në periudhën dhjetor 2013- janar 2014
67% e këtyre fëmijëve jetojnë në fshat 
55% e të intervistuarve janë vajza 
62% e fëmijëve e kanë kompjuterin në dhomën e tyre

(sg/shqiptarja.com)