Në Finlandë prej kohësh aplikohet një program modern mësimi e studimi. Fëmijët e klasave fillore kanë pak ose aspak detyra shtëpie, ndërsa ata të ciklit 8-9 vjeçar kanë pak libra për të mësuar në shtëpi.
Si rezultat, nxënësit finlandezë, arrijnë të marrin pikët maksimale në testet ndërkombëtare, ndryshe nga nxënësit e shteteve ku jepen detyra shtëpie për çdo lëndë dhe që janë paraqitur dobët në të njëjtët teste. Ndërkohë në SHBA dhe Australi po lobohet në mënyrë intensive që të vendoset ky sistem.
Një ndër debatet kryesore lidhet me detyrat e shtëpisë. Janë të shumtë ata që kërkojnë që detyrat e shtëpisë të hiqen fare. Sipas tyre, ato thjesht sa harxhojnë kohë e cila mund të kalohet në familje.
Kjo kërkesë vjen pas një studimi ku vërehet se fëmijët nuk përfitojnë dhe nuk mësojnë asgjë nga detyrat e shtëpisë. Fëmijët, thuhet më tej në studim, duhet që pasditen ta kalojnë më së shumti në aktivitete me prindërit apo moshatarët dhe jo të mbyllur brenda në një dhomë ku pretendohet se po mësojnë.
Por në Amerikë dhe Australi detyrat bëhen në shkollë. Me ndihmën e mësuesve dhe punës në grup, detyrat e shtëpisë bëhen më zbavitëse dhe të thjeshta. Njëkohësisht fëmijët janë të motivuar për të punuar më shumë sesa në shtëpitë e tyre. Nga detyrat e shtëpisë fëmijët duhet të mësojnë diçka të re dhe kreative.
Sido që të jetë, debati nëse duhet të jepen apo jo detyra shtëpie, do të vazhdojë për një kohë të gjatë dhe vështirë të ketë një zgjidhe përfundimtare.
Redaksia online
(en/ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com