Studimi ‘Polifonia’ e Ermir Nikës botohet në 7 gjuhë të botës: Lirika polifonike e vendit tonë ende e pastudiuar

Pas botimit në gjuhën shqipe nga UET Press, puna studimore e Ermir Nikës mbi lirikën polifonike shqiptare është botuar në disa gjuhë, në anglisht, rusisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht dhe portugalisht. Tashmë ky botim është pjesë edhe e edicionit të botimeve SAPIENZA.

“Nuk e prisja këtë sukses të librit. Por dija diçka që bota ka nevojë për këtë pjesë të pambuluar të studimit dhe të informacioneve shkencore. Suksesi nisi me një artikull që publikova në revistën “Polis” të Universitetit Europian dhe më takoi një agjente letrare e botimeve në Gjermani dhe më tha se artikulli është me mjaft interes, nëse mundeni ta keni pjesë të ndonjë vepre apo mundeni ta ktheni në një vepër, ju lutem të na e dërgoni”, thotë autori i botimit Ermir Nika

Studimi ‘Polifonia, kujtesa e zërave të tokës’ është një sukeses i shumëpritur, pas një pune këmbëngulëse që ka bërë gjatë izolimit nga pandemia Covid 19.

“Unë isha në punë e sipër ishte një kohë që prej pandemisë ishim të gjithë të mbyllur. Isha i mbyllur 24 orë. Punova me të gjithë forcën sepse koha e lirë më jepte lirinë për të vazhduar punën si kurrë ndonjëherë më parë, por edhe kënaqësi, sepse më duhej të dëgjoja herë pas here këngët popullore lirike”, thotë Nika. 

Puna për librin është një përkushtim për njohjen e traditës dhe atë arsenal të çmuar që përbën identitetin tonë kombëtar dhe sidomos për poetët e polifonisë lirike.

“Kisha një lloj detyrimi për të parë që këto vatra të trashëgimisë kulturore duhen prekur edhe nga brezi ynë. Dhe duhen e prekur e të trajtohen me optikën e bashkëkohësisë edhe nga brezi ynë. Jemi marrë më shumë me traditën dhe formën e interpretimit dhe është bërë një padrejtësi padashje edhe ndaj poetëve të polifonisë dhe aty kam trajtuar gjerësisht poetët e polifonisë Lefter Çipën, Maliq Lilëm, Lefter Haxhinë, Zaho Balilin, Neço Mukën e shumë të tjerë. Duhet bërë një antologji e poetëve të isopolifonisë shqiptare. I keni lënë në harresë dhe nuk I kemi futur as në një antologji. Kjo është një nga treguesit e papërgjegjshmërisë, që të lësh jashtë poetët e polifonisë… Ndërkohë Dritëro AgolIi në botimin “Shpirti i gjyshërve” ka bërë një hap shumë emancipues në këtë drejtim, pasi ka mbledhur gjithë këngët e toskërisë, këngët 400-vjeçare në një botim”, thotë studiuesi Ermir Nika. 

“Megjithëse në Presidencë ka një numër të madh këshilltarësh, askush nuk ka qenë në lartësinë e detyrës. Aty ku merr titull mjeshtër i madh një artiste si Mariana Leka që e meriton, aty futet të marrë titullin “Mjeshtër i madh edhe një ahengxhi. Këto dukuri nuk duhet të jenë. Këto e zhvleftësojnë plotësisht autoritetin presidencial. Nuk kam parë që të marrë një titull të lartë Maliq Lila, Zaho Brahimi e të tjerë, apo shumë albanologë që e dinë shqipen me dialekte dhe nëndialekte nuk janë vlerësuar nga Presidenca. Pjesa e tallavasë për fat të keq është ngritur në mjeshtëri edhe në institucionet e kulturës, që nuk reagojnë kur një artist i tallavasë shkon e dekorohet në institucionet më të larta të shtetit”, thotë studiuesi Ermir Nika. 

Studiuesi Ermir Nika në vijimin të punës së tij kërkimore beson se polifonia është dhe do të mbetet një shtyllë e palëkundur e trashëgimisë kulturore të kombit tonë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja