Studimi i Ermir Nikës: Polifonia, kujtesa e zërave të tokës! Bota ka nevojë për këtë pjesë të pambuluar të studimit

Mjafton të kujtosh këngën “Vajza e valëve” për të kuptuar se perlat më të bukura të poezisë popullore jetojnë në zemrën e këngëve polifonike shqiptare”.  Polifonia shqiptare është e destinuar përherë të zgjoj interes. Si në rastin e këtyre artistëve francezë që performojnë kaq bukur. Dhe asgjë nuk ndodh rastësisht. “Polifonia, kujtesa e zërave të tokës” e shkrimtarit dhe studiuesit Ermir Nika ka tërhequr vëmendjen e shtëpive botuese më prestigjioze në botë.

Tashmë ky botim është pjesë edhe e edicionit të botimeve SAPIENZA. Pas botimit në gjuhën shqipe nga UET Press, puna studimore e Ermir Nikës mbi lirikën polifonike shqiptare është botuar në 7 gjuhë të botës në anglisht, rusisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht dhe portugalisht.

“Nuk e prisja këtë sukses të librit. Por dija diçka që bota ka nevojë për këtë pjesë të pambuluar të studimit dhe të informacioneve shkencore. Suksesi nisi me një artikull që publikova në revistën “Polis” të Universitetit Europian dhe më takoi një agjente letrare e botimeve në Gjermani dhe më tha se artikulli është me mjaft interes, nëse mundeni ta keni pjesë të ndonjë vepre apo mundeni ta ktheni në një vepër, ju lutem të na e dërgoni. Unë isha në punë e sipër ishte një kohë që prej pandemisë ishim të gjithë të mbyllur. Isha i mbyllur 24 orë. Punova me të gjithë forcën sepse koha e lirë më jepte lirinë për të vazhduar punën si kurrë ndonjëherë më parë, por edhe kënaqësi, sepse më duhej të dëgjoja herë pas here këngët popullore lirike. Kisha një lloj detyrimi për të parë që këto vatra të trashëgimisë kulturore duhen prekur edhe nga brezi ynë. Dhe duhen e prekur e të trajtohen me optikën e bashkëkohësisë edhe nga brezi ynë”, thotë autori i botimit Ermir Nika. 

Këmbëngulës për të kërkuar mbi gjithçka kanë sjellë paraardhësit në studimet rreth polifonisë, Ermir Nika hulumton ato hapësira kërkimi që i mungojnë mozaikut të studimeve të mëparshme. Kur shfleton poezinë popullore provon një ndjenjë përjetësie, njëmendësie, hapësire. Ke dëshirë të jetosh, të dashurosh, të lindësh fëmijë, të jesh nënë, të jesh atë, të jesh dhëndërr, të shkosh në luftë, të kthehesh prej saj, madje të vdesësh si në këngë. Një kompleks i tillë ndjenjash e ndjesish s’mund të krijohet veçse prej një sistemi të plotë, një universi poetik, shkruan Ismail Kadare në veprën e tij “Autobiografia e popullit në vargje”. Ndaj Ermir Nika, poetët e lirikës polifonike nuk mund t’i linte jashtë këtij universi.

“Jemi marrë më shumë me traditën dhe formën e interpretimit dhe është bërë një padrejtësi padashje edhe ndaj poetëve të polifonisë dhe aty kam trajtuar gjerësisht poetët e polifonisë Lefter Çipën, Maliq Lilëm, Lefter Haxhinë, Zaho Balilin, Neço Mukën e shumë të tjerë. Duhet bërë një antologji e poetëve të isopolifonisë shqiptare. I keni lënë në harresë dhe nuk i kemi futur as në një antologji. Kjo është një nga treguesit e papërgjegjshmërisë, që të lësh jashtë poetët e polifonisë… Ndërkohë Dritëro AgolIi në botimin “Shpirti i gjyshërve” ka bërë një hap shumë emancipues në këtë drejtim, pasi ka mbledhur gjithë këngët e toskërisë, këngët 400-vjeçare në një botim”, thotë studiuesi Ermir Nika. 

Të merresh vetëm me studimin e traditës dhe formës së interpretimit nuk mjafton.  Për një studiues skrupuloz të trashëgimisë popullore dhe artit të poezisë popullore është papërgjegjësi e madhe të motivosh me tituj nderi ata që deformojnë trashëgiminë me një sistem të lartë artistik dhe që iu ka mbijetuar shekujve, siç është iso polifonia. Në vijimin e punës së tij kërkimore Ermir Nika beson në mbijetesën e trashëgimisë kulturore të kombit tonë. Polifonia, kjo trashëgimi kombëtare ka qenë e mbetet e mahnitshme, jo vetëm për studiuesit shqiptarë, por edhe për studiuesit e trashëgimisë botërore.

Ndaj, Ermir Nika ndjen nevojën e kërkimeve të mëtejshme për polifoninë lirike, duke e zgjeruar gjeografinë e shtrirjes së saj. Suksesi i studimit më të ri për lirikën polifonike shqiptare “Polifonia, kujtesa e zërave të tokës” ka befasuar edhe vetë autorin Ermir Nika, duke u përfshirë tashmë në biblikliotekat e Anglisë, Rusisë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Spanjës dhe Portugalisë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'