Studimi: Shumica e europianëve janë dakord që të përdoret pasaporta e vaksinimi të Covid 19, si kusht për të hyrë në ambiente të mbyllura

Studimi: Shumica e europianëve janë dakord që të përdoret pasaporta e vaksinimi të Covid 19, si kusht për të hyrë në ambiente të mbyllura

Green pass’ ose pasaportat e vaksinave gëzojnë mbështetje të konsiderueshme në të gjithë Evropën, teksa vala e katërt e pandemisë së Covid 19 po detyron shtetet të vendosin kufizime të rrepta për të pavaksinuarit.

Sipas një sondazhi të kryer nga ‘YouGov-Cambridge’ në 10 vende europiane, thuhet se shumica e qytetarëve të anketuar janë dakord me kushtin që për të hyrë në bare, restorante, palestra, shkolla dhe ambiente të tjera të mbyllura, duhet të kenë pasaportën e vaksinimit, shkruan The Guardian.

Megjithëse qytetarët po ndjejnë presionin për shkak të masave të ndërmarra nga qeveritë e vendeve të tyre, studimi thotë se pjesa më e madhe e tyre mbështësin  ‘green pass’ dhe kufizimet e lidhura për parandalimin e COVID.

Duke u përballur me numra rekord të rasteve, Austria këtë javë fillimisht vendosi një "bllokim të të pavaksinuarve", ndërkohë që nga 22 nënotri vendi do të futet në izolim total. Gjermania njoftoi të enjten planet për të kufizuar aktivitetet e kohës së lirë për të pavaksinuarit në vendet me shifra të larta shtrimi në spital nga COVID.

Greqia tha se do të ndalojë personat pa leje vaksinimi të futen në kinema, teatro dhe palestra duke filluar nga e hëna. Republika Çeke dhe Sllovakia morën hapa të ngjashëm dhe Suedia muajin e ardhshëm do të prezantojë një pasaportë vaksine.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?