"Në strategjinë e sigurisë kombëtare lexohet — dhe jam i sigurt se nuk ka ndodhur kurrë në asnjë strategji të sigurisë kombëtare më parë — që shteti komb shihet si njësia kryesore e qeverisjes globale. Dhe mendoj se kjo ndoshta kishte për qëllim të kundërshtonte drejtpërdrejt strukturat mbikombëtare të BE-së, jo thjesht sepse administrata Trump dhe konservatorët në Shtetet e Bashkuara nuk i pëlqejnë organet mbikombëtare, por mbi të gjitha sepse vitet e fundit BE ka filluar të miratojë një sërë masash, si brenda vendit ashtu edhe në lidhje me SHBA-në, për çështje që lidhen me politikën e teknologjisë dhe censurën, censurën e atyre që kritikojnë multikulturalizmin, gjë që i ka bërë shumë konservatorë amerikanë të besojnë se Bashkimi Evropian nuk pasqyron më, por në fakt i ka tradhtuar vlerat liberale për të cilat jemi krenarë që i kemi trashëguar nga Evropa. Kur ua them këtë evropianëve, është një tronditje e vërtetë. Ka një shkëputje mes mënyrës se si ne marrim të mirëqenë që politikat evropiane perceptohen dhe mënyrës se si këto gjëra perceptohen realisht në Evropë."
Alexander B. Gray, ish-shef i stafit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mandatit të parë të Trump dhe aktualisht studiues në Atlantic Council, e shpjegon kështu rrënjën e Strategjisë së sigurisë kombëtare të Trump.
Pse diskutohet kaq shumë identiteti kulturor i Evropës në dokument?
"Pjesërisht, rëndësia e çështjeve kulturore vjen nga fakti që Shtetet e Bashkuara po arrijnë në përfundimin se Evropa është shumë më pak qendrore për interesat tona gjeopolitike kritike. Ne po largohemi nga vizioni që kemi pasur që prej vitit 1917, në mos që prej shekullit XIX, se ajo që ndodh në Evropë është qendrore për fatin tonë."
A duan SHBA që Evropa të marrë kontrollin e pjesës më të madhe të kapaciteteve konvencionale të mbrojtjes së NATO-s deri në vitin 2027, siç ka zbuluar Reuters
"Mund të flas për veten time, jo për administratën. Por nëse lexoni Strategjinë dhe dëgjoni zyrtarët e lartë të qeverisë është e qartë që ata do t’i kushtojnë më shumë vëmendje hemisferës perëndimore dhe Azisë. Evropa? Mendoj se situata ideale do të ishte që ne të jemi të bashkuar në aspektin e vlerave dhe botëkuptimeve dhe të punojmë në bashkëpunim për një sërë çështjesh. Evropa e menaxhon sigurinë evropiane me ndihmën tonë, por ky nuk është fokusi ynë kryesor. Mendoj se prandaj ka kaq shumë fokus në çështjet kulturore. Mendoj se ekziston dëshira për të arritur në një situatë ku Evropa është e harmonizuar me ne për vlerat, në mënyrë që të kemi më shumë aftësi t’i drejtohemi Evropës, t’i delegojmë asaj disa përgjegjësi për sigurinë e kontinentit. Dhe mendoj se tani, meqenëse vlerat po divergojnë në mënyrë kaq domethënëse, nuk ka atë nivel partneriteti që lejon të punohet në mënyrë bashkëpunuese nëse ne përqendrohemi në gjëra të tjera."
A lidhen këto divergjenca edhe me Ukrainën?
"Mendoj se janë pjesë e tyre. Në nivel strategjik për ne ka shumë vlerë të shmangim që Rusia të pushtojë Ukrainën, por divergjenca qëndron te vëmendja dhe burimet që mendojmë se duhen dedikuar për të realizuar objektivat e luftës së Zelensky-t. Në këtë pikë perspektiva amerikane është se objektivat e tij maksimalistë të luftës — që mendoj se shumë nga miqtë tanë në Evropë i ndajnë — nuk janë objektivat tanë. Qëllimi ynë është arritja e një marrëveshjeje të arritshme, që e mban Ukrainën të pavarur dhe sovrane, por që jo domosdoshmërisht realizon të gjitha gjërat që Kievi do, edhe sikur sinqerisht ato të kishin kuptim nga pikëpamja morale. Por a është në interesin amerikan të shpenzojmë burimet tona të kufizuara për të tentuar të arrijmë ato? Mendoj se pozicioni amerikan është gjithnjë e më shumë: jo, nuk është në interesin tonë të shtyjmë për objektivat maksimalistë të luftës ukrainase. Dhe këtu ka divergjencë me miqtë tanë evropianë."
Kur flisni për objektiva maksimalistë i referoheni edhe territorit? A duan SHBA që Kievi të heqë dorë nga i gjithë Donbasi?
"Nuk e di nëse nga i gjithë Donbasi. Nuk jam në dijeni të detajeve të negociatave. Por mendoj se çështja është se nëse ne nuk mund ta mbështesim këtë konflikt përgjithmonë, dhe as europianët nuk mund ta mbështesin, dhe nëse nuk është në interesin tonë ta lëmë të vazhdojë me rrezikun që të dalë jashtë kontrollit dhe të shtrihet te aleatë të NATO-s, me të cilët do të kishim detyrimin e Nenit 5, duhet të ketë koncesione nga të dyja palët. Nuk është e drejtë, Ukraina është viktima, por në fund nga një pikëpamje gjeopolitike realiste kjo është realiteti strategjik."
Është kjo arsyeja pse SHBA duket se janë kundër që Ukraina të marrë fondet e aseteve ruse të ngrira në Belgjikë për t’u armatosur?
"E di që ka njerëz në qeverinë amerikane, veçanërisht në Departamentin e Thesarit, që kanë kundërshtime teknike ndaj përdorimit të burimeve të sanksionuara për objektiva që nuk lidhen me to. Çështja strategjike më e gjerë është se tani nuk besoj se është momenti nga perspektiva e administratës Trump: tani do të ishte koha të përdorim të gjitha përpjekjet për të arritur një marrëveshje në vend që t’i japim dikujt mjete për të vazhduar konfliktin."
Disa republikanë në Kongres druhen nga një qasje shumë pro-ruse e Witkoff dhe janë kundër shkëputjes nga Evropa. Ka përçarje në koalicion?
"Krahu i politikës së jashtme i republikanëve në Kongres nuk ka pranuar kurrë vizionin realist të politikës së jashtme të Trump, nga Mitch McConnell te Lindsey Graham. Senatori Graham është aleat politik i presidentit dhe shkojnë mirë, por idetë e tij për politikën e jashtme i përkasin vitit 2003. Me shumë gjasa shumica e senatorëve republikanë do të preferonin që presidenti të kishte një qasje më të ngjashme me atë të Bush-it. Nuk mendoj se është një çarje brenda administratës. E vërteta është se vit pas viti ne zgjedhim më shumë senatorë republikanë me ide të ngjashme me ato të Trump, të JD Vance dhe më pak si McConnell dhe Graham: mendoj se ky është drejtimi i partisë në politikën e jashtme."
Dhe pse dokumenti nuk e kritikon Rusinë?
"Sepse është një kërcënim afatshkurtër për stabilitetin e Evropës Lindore dhe ne duhet ta përmbajmë, duhet pengim, por është një fuqi në rënie me dobësi të jashtëzakonshme demografike, ekonomike dhe ushtarake. Dhe mendoj se Strategjia përpiqet të vërë në dukje prioritetet: hemisferën perëndimore dhe Kinën."/Corriere della sera
Komente










Ju te perendimit te ishi zgjuar nga gjumi para se te niste lufta nuk dote kishte sot lufte por ju zgjodhet rugen e luftes tue i premtuar ndihme armesh qe me lufte dote fitonte dhe tani e shihni rezikun dhe kerkoni paqe por Evropa nuk don paqe por zhdukjen e popullit te Ukraines ,pra hiqni ligjin e luftes dhe shkruani nji referendum dhe populli le ta thote fjalen e fundit tjeter nuk ju ka mbetur.
PërgjigjuO z. Igor! Qe kur thua te besh referendum, ia fut kot. Si mund te behet referendum ne kushte lufte?! Kush del garant per vertetesine e referendumit ne terren?! Pastaj.., jam dakord te ishte zgjuar nga gjumi perendimi. Por duke e armatasour mire Ukrainen qe para se te fillonte lufta. Por perendimi u tregua sylesh, qe i besoi Rusise dhe Putinit. Asnjehere Rusia nuk ka qene shtet pa ambicie territoriale, dhe shtrirje infulence. Europa, jo vetem qe nuk do zhdukjen e popullit ukrainas, por do qe te kete sa me larg nga kufijte e vet Rusine, sepse Rusia ka qene gjithmone shtet ekspansionist. Ne fakt ashtu kane qene te gjitha shtetet, por Europa tani eshte me e qyteteruar ne mentalitet, ndryshe nga Rusia qe akoma kerkon te jete dominuese me lufte e jo me paqe. Si perfundim, mendoj qe Europa ne realitetin boteror sot, duhet te jete me e bashkuar dhe me e madhe. Ndryshe do i duhet te shikoje fillimin e fundit te vet.