Studimi, të rinjtë diskriminojnë ata 
​që kanë prirje të ndryshme seksuale

Studimi, të rinjtë diskriminojnë ata <br />​që kanë prirje të ndryshme seksuale
Prezantohet studimi “Eksperjencat e Diskriminimit të adoleshentëve në shkollw” i bërë nga ambasada PINK në bashkëpunim me Komisionerin për Mbrjojtjen nga Diskriminimi dhe nga Ministria e Arsimit.

Ky studim hedh dritë mbi eksperiencat e diskriminimit të adoleshenteve ne shkolla. Irena Baraku përfaqësuese e Komsionerit për Mbrojtjen e Diskriminimit tha se në shkolla adoleshentët pranojnë se diskriminojnë ata që kanë orientim të ndryshëm seksual.

Ndërsa zëvendësministrja e Arsimit Nora Malaj tha se duhet të edukohen mësuesit por edhe prindërit për të mos diskriminuar askënd. 

Kjo studim u prezantua në kuadër të Festivalit të 6-të të Diversitetit, event i përvitshën i cili synon të rrisë ndërgjegjësimin publik dhe angazhimin e institucioneve publike ndaj qytetarëve në sigurimin e të drejtave të barabarta për personat LGBT pa frikën e diskriminimi dhe përjashtimit social.

Redaksia Online
m.ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara