TIRANE- Nëse vite më parë pasionet e të rinjve kishin të bënin me artin, kulturën dhe sportin, tashmë ato kanë ndryshuar. Ndër vendet e para tashmë gjimnazistët preferojnë të dëgjojnë muzikë, të shëtisin të kenë para, celuarë, makina apo edhe të vendosin baste. Po kështu një tjetër pasion i cili është edhe më dominues si tek femrat edhe tek meshkujt është sporti, por preferohet kryesisht ai në palestra apo vrapi në zona të gjelbëruara. Këto janë disa nga pasionet më të shpeshta të të rinjve të moshës 15- 18 vjeç.