TIRANE- Të rinjtë shqiptarë dhe kryesisht adoleshentët më shumë preferojnë të flasin me nënat se sa me baballarët, për çdo shqetësim që kanë në jetën e përditshme. Ky është rezultati i një studimi të bërë në shkollat e vendit nga Instituti i Shëndetit Publik, ku rezulton se 60 % e të rinjve deklarojnë se e kanë më të lehtë të flasin me nënat dhe 35 % me baballarët.
Nga ana tjetër, 6.8 % e nxënësve raportojnë se e kanë shumë të vështirë për të folur me baballarët në lidhje me gjërat që i shqetësojnë ata, rezultati është tri herë më i lartë krahasuar me të njëjtën pyetje për nënat. E thënë ndryshe vetëm 2% e të rinjve e kanë të vështirë të komunikojnë me nënat.
/Shqiptarja.com