Studimi, uji i ambalazhuar përmban nanoplastikë

Studimi, uji i ambalazhuar përmban nanoplastikë

Foto ilustruese

Në një studim të ri, studiuesit janë shprehur se uji i ambalazhuar i shitur në dyqane mund të përmbajë 10 deri në 100 herë më shumë copa plastike sesa ishte vlerësuar më parë. Këto nanogrimca janë kaq të vogla sa mund të shihen vetëm me mikroskop, shkruan CNN.

Nanogrimcat mund të migrojnë përmes indeve të traktit tretës ose mushkërive duke shpërndarë kimikate sintetike potencialisht të dëmshme në të gjithë trupin dhe në qeliza. Sipas studimit, një litër ujë - ekuivalenti i dy shisheve me madhësi standarde - përmbante mesatarisht 240,000 grimca plastike nga shtatë lloje të plastikës, nga të cilat 90% u identifikuan si nanoplastikë dhe pjesa tjetër ishin mikroplastikë. Këto të fundit janë disa grimca plastike që mund të variojnë nga më pak se 0,2 inç (5 milimetra) deri në 1/25,000 e inçit (1 mikrometër). Në studimin e fundit, të botuar në janar 2024 në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences, studiuesit nga Universiteti i Kolumbisë prezantuan një teknologji të re që mund të shohë, numërojë dhe analizojë strukturën kimike të nanogrimcave në ujin në shishe.

Rreziqet për shëndetin e njeriut

Nanoplastika është një nga llojet më shqetësuese të plastikës për shëndetin e njeriut. Kjo për shkak se grimcat e vogla mund të pushtojnë qelizat dhe indet në organet kryesore (mëlçinë, veshkat,trurin) duke ndërprerë potencialisht proceset qelizore, duke depozituar kimikate që çrregullojnë gjëndrat endokrine, si dhe mund të kalojnë në placentë dhe shkojnë te fëmija i palindur ende. Studimet kanë zbuluar se grimcat e plastikës mund të shkëputen duke hapur dhe mbyllur vazhdimisht kapakun e shishes , duke e shtypur shishen.

Por cili ka më pak nanoplastikë dhe mbetje kimike, uji i ambalazhuar apo rubineti?

Disa studime kanë raportuar nivele më të ulëta mikroplastike në ujin e rubinetit, megjithëse hulumtimet për këtë çështje vazhdojnë akoma. Prandaj këshillohet që njerëzit të  shmangin konsumimin e ushqimeve dhe pijeve në enë plastike, të përdorin enë qelqi ose inoksi për të reduktuar ekspozimin.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lori: 26/03/2024 09:17

    Duhet urgjentisht te shikohet uji i ambalazhuar me plastike. Po i semurim femijet vete

    Përgjigju
  • Qelqi: 25/03/2024 18:06

    Duhet me ligj uj te shitet me qelq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë