TIRANE - Institucionet shtetërore në Shqipëri kanë ngelur pa foton e Presidentit të Republikës. Megjithëse se ka një muaj e gjysëm që presidenti Bujar Nishani është zyrtarisht president i shqiptarëve, që prej dates 25 korrik, në shumë institucione shtetërore ende nuk është vendosur portreti i Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë.

Gazeta "Shqiptarja. com" ka kontaktuar me disa drejtues të bashkive të vogla në Tiranë, por edhe në qytete të tjera, të cilët kanë pohuar se ende nuk kanë e kanë vendosur në zyrën e tyre foton e presidentit të ri. Madje disa kryetar të bashkive të mëdha na kanë pohuar se janë ende duke mbajtur portretin e Presidentit Bamir Topi, për të mos e lënë vendin bosh, për shkak të mungesës së fotos së Nishanit.

Por, kjo sidoqoftë është një shkelje e ligjit, pasi në të gjitha institucionet shtetërore është e detyrueshme të mbahet portreti e presidentit. Për të dalë në këtë konkluzion i jemi referuar vendimit të disa viteve të mëparshëm që mban firmën e ish kryeministrit socialist, Fatos Nano.

(Shkrimin e plote e lexoni në numrin e sotëm të Shqiptarja.com)
  Blini ketu gazeten
(aq/shqiptarja.com)