Studio Live/ Bido denoncon 'skandalin megatonësh': Në Xarë në Censin e 2011 u regjistruan fiktivisht 2 mijë grekë, ndërkohë ishin 90% shqipfolës

Studio Live/ Bido denoncon 'skandalin megatonësh': Në Xarë në Censin e 2011 u regjistruan fiktivisht 2 mijë grekë, ndërkohë ishin 90% shqipfolës

Ardit Bido në 'Studio Live'

Studiuesi dhe njëherësh kreu i Drejtorisë së Arkivave Qëndrore, Ardit Bido denoncoi në 'Studio Live' për Arbër Hitajn atë që ai e quan një skandal megatonësh në komunën Xarë të Konispolit, për sa i takon Censit 2023.

Në Censin 2011 doli komunë me shumicë greke, por 90% shqipfolëse. Një shifër që nuk korrespondon me Censin e 2023 dhe as me atë të 2001. Sipas tij i bie që të kenë ardhur pas 2001 2 mijë grek dhe të kenë ikur pas 2011, gjë e pamundur.

'Ka patur një anomali në Komunën Xarë në 2011, dolën 53% grekë. Që çdo studiues grek, britanikë, kushdo që ka vajtur e di që është komunë me shumicë shqiptare. Doli njëherazi 90% shqipfolësve. Tashmë me censi 2023, është skandal megatonësh për këtë falsifikim. Nisi duke parë të dhënat e censit. Konispoli kishte një rënie 40% të popullsisë. Është anormale. Një pellg në jug të Shqipërisë që nuk ka rënie është me zhvillim të lartë ka ekonomi të mirë, turizëm. Vetë Xara është qendër, mbretëri e mandarinave shqiptare. Rënia 40% anormale. Censi i 2001 tregon se komuna Xarë përbën 1/3 të komunës Konispolit. Në 2011, 53% të bashkisë Konispol. Kërkova numrin e nxënësve të klasë e parë. Mesatarja 10 viteve 1.3 e nxënësve vijnë nga Xara.'

Bido shpreh bindjen se në 2011, në Censin e zhvilluar kishte manipulim që shtoi fiktivisht emra grek në regjisitrimin e populllsisë në Xarë të Konispolit.

'Atje ishin dy tre duar që bën manipulim. Rezulton atje janë shtuar mbi 2 mijë formularë me emra të falsifikuar grekë në 2011. Të dhënat e nxënëseve me censi 2011 dhe 2023, tregon se Xara përbën 1/3 e bashkisë Konispol. Ose pas 2001 në Xarë erdhën 2 mijë grekë, lanë fëmijët në Athinë dhe pas 2011 menjëherë u kthyen në Athinë. Njerëz të caktuar kanë marrë dhe plotësuar fals artificialisht njerëz që nuk ekzistojnë që të dalin grek.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/07/2024 00:34

    Kur dyshoje per manipulime,perse nuk i denoncove qe atehere por u kujtove tani ne 2024?!

    Përgjigju
    • Beleris: 05/07/2024 09:54

      Sepse tani e nxori censusi 2023 sheshit qe ishte fryrje kot. Ta thote vete tamam. Po ti dhe sali vicidoli e donit greke

  • beni: 04/07/2024 19:21

    hajde mega tojn hajde, a bido bido, ke gjete shesh e ben pershesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari